LAJMI I FUNDIT:

Sa duhet të jetë shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Sa duhet të jetë shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Shumë hulumtime dhe debate janë kryer rreth temës së shtypjes së gjakut

Për të qenë të shëndetshëm, kontrollimi i shtypjes së gjakut është më se i domosdoshëm, pasi që shtypja e gjakut mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Çfarë është shtypja e gjakut?


Në terma të thjeshtë, shtypja e cila shkaktohet kur gjaku shtypet në muret e enëve të gjakut quhet shtypje e gjakut.

Gjatë kontrolleve mjekësore gjithmonë përmendet edhe shtypja e gjakut, sepse është rutinë e cila e determinon elasticitetin e mureve të artereve tona dhe zbulon nëse jemi në rrezik për të pësuar sulm në trup apo në zemër, transmeton Telegrafi.

Shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Pasi që mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut, ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi. Nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga mosha në moshë, dhe nga gjinia në gjini.

Më poshtë e keni një listë të niveleve të shtypjes së gjakut në bazë të moshës dhe gjinisë:

Te meshkujt, niveli i shtypjes së gjakut konsiderohet normal nëse nivelet janë afër numrave të përshkruar më poshtë:

Mbi 20 vjet: 123/76

20-30 vjet: 126/79

30-40 vjet: 129/81

40-50 vjet: 135/83

50-60 vjet: 142/85

Mbi 70 vjet: 142/80

Te femrat, nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga ato të meshkujve për shkak të diferencave fizike

Mbi 20 vjet: 116/72

20-30 vjet: 120/75

30-40 vjet: 137/84

40-50 vjet: 137/84

50-60 vjet: 144/85

Mbi 70 vjet: 159/85.

Shumica gabojnë kur matin presionin e gjakut! Çfarë saktësisht tregojnë vlerat - një gjë është për alarm
Lexo po ashtu Shumica gabojnë kur matin presionin e gjakut! Çfarë saktësisht tregojnë vlerat - një gjë është për alarm

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori