LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti: Gjobat nuk do të na ndalin që ta ngrisim flamurin më 28 Nëntor

Pajaziti: Gjobat nuk do të na ndalin që ta ngrisim flamurin më 28 Nëntor

Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, njoftoi se të mërkurën në mëngjes e kanë ngritur flamurin kombëtar shqiptar në godinën e komunës dhe se aty do të qëndrojë deri të enjten rreth pas mesnatës.

Ai theksoi se ndoshta është hera e parë që flamuri do të valojë aty rreth 48 orë, pasi në të kaluarën ka qëndruar rreth 20-24 orë.

“Këtë herë për shkak të një udhëtimi që e kam pasur në Tiranë, e kam vendosur një ditë më herët, kështu që flamuri është në godinën e komunës. Mirëpo, për fat të keq ai duhet të hiqet të enjten (sot) pas mesnate”, deklaroi Pajaziti, për Klan Kosova.


Më tej ai shtoi se ky veprim më shumë ka ngjallur reagime te opozita shqiptare ne Bujanoc sesa tek faktorët tjerë në Serbi, mirëpo që pret që ditëve në vijim të ngritet një padi nga gjykatat në Serbi për shkak se për ata kjo është një  vepër e kundërligjshme.

“Normalisht do të pasojë një gjobë të cilën çdoherë kur ne ngrisim flamurin aty, ajo vjen pas kësaj. Edhe në të kaluarën kur kemi pasur padi të tilla dhe seanca gjyqësore, ne kemi deklaruar se ne këtë do ta bëjmë me vetëdije të plotë dhe se gjobat nuk do të na ndalin që ta ngrisim flamurin më 28 nëntor”, shtoi Pajaziti.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Lajme
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Kronika e Zezë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Kalo në kategori