Ruzhin: Për 15 ditë Spanja pritet ta ratifikojë Protokollin e Maqedonisë së Veriut

Për një votë, Pedro Sançez dje nuk arriti të formojë qeverinë në përpjekjen e parë të tij dhe kështu mbajti peng edhe anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO. Por, ligjet spanjolle parashohin që nëse në përpjekjen e parë dështon formimi i Qeverisë, përpjekja e dytë duhet të provohet pas 48 orësh. Kjo i bie, se Sançez deri nesër në ora 14:00 me orën tonë lokale do të duhet të sigurojë edhe një votë shtesë që do t’i sigurojë Qeverinë.
Formimi i Qeverisë do të mund të arrihet nëse Sançez siguron dy vota më shumë se sa numri i votave që janë kundër tij. 167 vota “për” kundrejt 165 vota “kundër”. Por, ish ambasadori i NATO-s, Nano Ruzhin pret që nesër të formohet Qeveria dhe me këtë të hapet rruga e anëtarësimit të shtetit tonë në NATO. Ai nuk parasheh prolongim të këtij procesi.
“Këtë herë mendoj se do të formohet Qeveria, sepse partia, ata të cilët janë të mbyllur, praktikisht me shumë gjasë, sikur edhe te ne siç ishte votimi me shumicë për ndryshimet kushtetuese, janë marrë vesh Sançez me ata, qoftë për amnisti apo diçka tjetër, që të vihet deri te votimi”, theksoi ish-ambasadori në NATO, Nano Ruzhin.
Formimi i Qeverisë spanjolle do të hapë edhe rrugën e ratifikimit të Protokollit me të cilin shteti ynë bëhet anëtare e 30-të e NATO-s, pasi Spanja është i vetmi shtet që nuk e ka bërë një gjë të tillë, ndërkaq sipas rregullave të NATO-s, që një shtet i ri të bëhet anëtare, protokolli duhet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare të aleancës. Por, pas formimit të Qeverisë, siç sqaroi ish ambasadori Ruzhin, Spanjës do t’i duhet vetëm 15 ditë për ta përfunduar procedurën e ratifikimit të Protokollit.
“Në afat prej 15 ditësh procedura në Korteksin spanjoll dhe në Senat do të përfundojë dhe në këtë mënyrë, Maqedonia do të bëhet edhe zyrtarisht anëtare”, u shpreh Nano Ruzhin, ish-ambasador në NATO.
Pasi Spanja të formojë Qeverinë dhe e njëjta të ratifikojë Protokollin, pritet i njëjti të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Por e gjithë kjo procedurë duhet të përfundojë deri më 12 shkurt, sepse për këtë datë është caktuar edhe shpërndarja e Kuvendit, pasi më 12 prill vendi ynë shkon në zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, Qeveria ka propozuar ligj për ratifikimin e kushtëzuar të Protokollit të NATO-s. Ky propozim – ligj i mundëson Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ta ratifikojë protokollin, pa e ratifikuar atë Kuvendi i Spanjës. Por, sërish Maqedonia e Veriut do të mund të bëhet anëtare e plotfuqishme vetëm pasi Protokollit të kalojë edhe në Senatin e Spanjës.
“Duhet të votohet ajo që është vendosur në rend dite, sepse ato ligje nuk janë të rastësishme nuk janë sjell nga kush e di ku, ato janë vendosur sipas standardeve ndërkombëtare. Ne nuk do të shpikim ujë të ngrohtë. Opozita duhet të votojë, sepse do të shtrohet pyetja a jeni për NATO apo edhe më tej do të aludoni në diçka që tashmë është përfunduar. Askush më nuk mund ta ndryshojë atë që është nënshkruar në Prespë”, tha Nano Ruzhin.
E në Prespë, shefat e diplomacive maqedonase dhe greke nënshkruan Marrëveshje e cila zgjodhi kontestin 20-vjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë së veriut për çështjen e emrit. Kjo marrëveshje zhbllokoi procesin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, dhe më këtë nisi procedura për anëtarësim në NATO./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës