Rusia reagon për herë të parë lidhur me pretendimet se mund të nisë një luftë me NATO-n

402:"Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov attends a news conference after a meeting with his Syrian counterpart Walid al-Moualem in Moscow, September 9, 2013. Russia and Syria urged the United States on Monday to focus on efforts to convene a peace conference and not on military action, Lavrov said on Monday after talks with Syria's foreign minister. REUTERS/Sergei Karpukhin (RUSSIA - Tags: POLITICS) 16:"SERGEI KARPUKHIN
Rusia për herë të parë ka reaguar lidhur me pretendimet e javëve të fundit që mund të nisë pushtimin e vendeve të tjera nëse do ta uzurponte Ukrainën.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov hodhi poshtë këto pretendime duke i quajtur si “absurde”, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi së fundmi se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s nëse fiton në Ukrainë.
Mirëpo, Biden nuk është i vetmi udhëheqës që dha paralajmërime të tilla.
Së fundmi, liderë të shumtë perëndimorë ngritën alarmin se një luftë gjithpërfshirëse mund të nisë me Rusinë. Ata madje iu bënë thirrje njerëzve që të përgatiten për këtë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































