Dy adoleshente nga Rusia kanë kryer vetëvrasje duke kërcyer nga kulmi i një ndërtese në qytetin Ust-Iljmisk, pasi kishin marrë pjesë në një video-lojë përmes rrjeteve sociale, e cila sipas hulumtuesve, është “shkaku” kryesor për ngjarjet e kobshme po ndodhin dhe kanë tronditur Rusinë, shkruan Daily Mail.

Policia është duke hetuar rastin, por dyshohet se ngjarja e tmerrshme është si pasojë e lojës së ashtuquajtur “Balena e Kaltër” e cila është bërë fiksim tek të rinjtë, transmeton Telegrafi.


2 265

Adoleshentët kryejnë detyra të caktuara gjatë pjesëmarrjes në këtë lojë, siç janë shikimi i filmave horror, prerja e duarve me mjete të mprehta duke vizatuar me thika forma të ndryshme të balenave, dhe pas 50 ditëve pjesëmarrje në këtë lojë u jepet misioni përfundimtar, ta vrasin veten.

Julija Konstantivnova 15-vjeçe dhe Veronika Volkova 16, kanë kërcyer nga kulmi i një ndërtesë në qytetin Ust-Iljimsk.

3 192

Vajza Ekatarina 15-vjeçe është edhe një viktimë tjetër e kësaj loje, megjithatë, ajo i ka mbijetuar kërcimit nga një ndërtesë e lartë në të cilën jeton në Krasnojarsk.

Vetëm dy ditë para kryente këtë vepër të tmerrshme, 14-vjeçarja nga qyteti Qita ishte hedhur para trenit që ishte në lëvizje.

4 143

Në të gjitha rastet hetuesit shtetëror kanë konstatuar se “loja vrasëse”, ka qenë shkaku kryesor i këtyre ngjarjeve të kobshme.

Julia kishte shkruar mesazhin “Fund” në profilin e saj në njërin nga rrjetet sociale, kurse disa ditë para këtij statusi, kishte postuar një fotografi të balenës së kaltër. Ajo shpesh postonte statuse depresionuese.

5 100

Siç shkruan “Daily Mail”, dy adoleshentë janë shoqëruar në polici pasi kanë filmuar vetëvrasjen e dyfishtë të Julias dhe Veronikës. /Telegrafi/

6 76

7 64

8 57