LAJMI I FUNDIT:

Rusia ndalon furnizimin me gaz përmes ‘Nord Stream I’, evropianët thonë se është një kërcënim nga Moska

Rusia ndalon furnizimin me gaz përmes ‘Nord Stream I’, evropianët thonë se është një kërcënim nga Moska

Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Evropë më 31 gusht, derisa janë rritur shqetësimet se Moska po zvogëlon dërgesat e gazit për t’iu bërë presion shteteve perëndimore.

Dërgesat ranë në zero në gazsjellësin “Nord Stream I” – që sjell gaz për në Gjermani përmes Detit Baltik – sipas të dhënave nga pikat hyrëse që lidhin tubacionin me rrjetin gjerman të gazit.

Ndërprerja e furnizimeve me gaz është bërë për shkak të mirëmbajtjes që pritet të zgjasë deri në orët e para të 2 shtatorit.


Gjiganti i energjisë ruse Gazprom tha se është e “nevojshme” një punë treditore në kompresorin e gazsjellësit.

Por, shefi i Agjencisë federale të Rrjetit në Gjermani, Klaus Mueller, tha se vendimi është “teknikisht i pakuptueshëm”. Ai paralajmëroi se kjo ndalesë e gazit ka të ngjarë të jetë thjesht një pretekst nga Moska për të përdorur furnizimet me energji si kërcënim.

Ndërprerja e dërgesave të gazit ka rritur frikën se Rusia po ndalon furnizimet për t’iu bërë presion shteteve perëndimore dhe për të prishur unitetin e tyre ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por, Rusia hedh poshtë një akuzë të tillë.

Edhe në korrik, Rusia kishte ndaluar përkohësisht dërgesat e gazit natyror në Gjermani për shkak të disa punimeve të përvitshme në mirëmbajtje.

Ndërprerjet dhe zvogëlimi i dërgesave të gazit nga Rusia kanë rritur çmimet e gazit dhe kanë detyruar qeveritë evropiane që të përpiqen të sigurojnë furnizime alternative para stinës së dimrit. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori