Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, përmes një deklarate lëshuar nga Departamenti i Informacionit dhe Shtypit, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit që Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë në lidhje me tarifën 100 për qind.
Në këtë njoftim thuhet se në Prishtinë po vazhdohet manipulimi me temën e tarifës.
“Autoritetet në Prishtinë po vazhdojnë të manipulojnë temën e heqjes së tarifës doganore 100 për qind ndaj për mallrat nga pjesa qendrore e Serbisë, të cilat u vendosën në nëntor të vitit 2018 dhe rezultoi me ndalimin e procesit të zgjidhjes për Kosovën. ‘Kryeministri i përkohshëm’, Albin Kurti me një gjest demagogjie, njoftoi për heqjen e tarifës nga data 1 prill, por vetëm përkohësisht dhe me kufizime të cilat përmbajnë shumë parakushte”, thuhet në këtë koment.
Po ashtu, thuhet se Kosova po detyron Beogradin që të vendos emrin e Republikës së Kosovës në mallra, duke bërë kështu që indirekt, Serbia ta pranoj Kosovën si shtet.
“Fillimisht, Kosova po insiston në një ‘parim reciprociteti’, duke detyruar Beogradin të etiketojë mallrat nën standardet e Prishtinës, që do të thotë të bien dakord për të vendosur të vetshpallurën ‘Republikë e Kosovës’, në dokumente, gjë e cila, nënkupton njohje indirekte të këtij të ashtuquajturi shtet”, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.
Sipas këtij komenti, Kosova nuk e ka zbutur aspak qëndrimin edhe pse sipas tyre, kritika ka marrë edhe nga Uashingtoni, duke shtuar se kjo qëllimshëm po e vonon procesin e dialogut.
Gjithashtu në këtë koment u kritikua edhe reagimi i BE-së në lidhje me taksën, duke shtuar se “si një nga ndërmjetësuesit, BE-ja do të duhej të përgjigjej me një vlerësim të matur të situatës, pa favorizuar asnjërën nga palët.
“Kështu pra, kosovarët nuk e kanë zbutur qëndrimin e tyre ashtu siç kanë kërkuar mbrojtësit e tyre perëndimor, por përkundrazi ata kanë forcuar parakushtet e tyre. Thuhet se edhe Uashingtoni, i cili mbështet plotësisht “pavarësinë e Kosovës”, ka qenë kritik për veprimin e fundit të Prishtinës, i cili me qëllim po e vonon procesin e dialogut me Beogradin. Në këtë kontekst, reagimi i vrullshëm BE-së duket i çuditshëm, pasi si një nga ndërmjetësuesit, BE-ja do të duhej të përgjigjej me një vlerësim të matur të situatës, pa favorizuar asnjërën nga palët. Ne besojmë se këto hapa kundër Serbisë nga autoritetet e Kosovës, duhet të kthehen plotësisht dhe pa kushte”, thuhet në këtë deklaratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankimoi vendimin për sekuestro, GJKKO lë në fuqi vendimin për pasuritë e nënës së Ajola Xoxës

Apeli vërteton lirimin e Daut Goranit nga akuzat lidhur me rastin “Stenta 2”

LSDM: Mickoski dhe Taravari zhyten në gënjeshtra, pse nuk e refuzojnë menjëherë ofertën për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza”

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa