Rusia do të “duhet të reagojë” nëse Bosnja dhe Hercegovina bashkohet me NATO, thotë ambasada ruse në Sarajevë.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, ambasada shkruajti se në “rastin e një afrimi praktik” të Bosnjës dhe NATO-s, “vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor”.
Në një artikull në faqen e saj të internetit, ambasada pyeti “a është NATO një spital mendor i krijuar për të hequr pacientët e saj nga frika dhe fobitë ekzistuese?” duke shtuar: “nga kush ka frikë Bosnja dhe Hercegovina?”.
Dhe zyrtarët boshnjakë denoncuan “kërcënimin” të premten, për të cilin Zeljko Komsic, anëtar kroat në presidencën trepalëshe të Bosnjës, tha se ishte një kërcënim jo vetëm kundër Bosnjës por edhe aleatëve të saj perëndimorë.
“Është padyshim një lojë gjeopolitike të cilën Rusia po e luan për të ndaluar zgjerimin e NATO-s në Evropë”, ka thënë Komsic.
Ndërsa partia kryesore boshnjake e veprimit demokratik tha se deklarata ruse përfaqëson “një ndërhyrje tjetër të papërshtatshme” nga Moska në punët e brendshme të Bosnjës.
Deklarata ruse vazhdoi duke thënë se asnjë zgjerim i NATO-s nuk i ka përmirësuar marrëdhëniet midis Rusisë dhe anëtarëve të rinj dhe se “vetë zgjerimi dobëson sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
Bosnja është pjesë e Planit të Veprimit të Anëtarësimit të NATO-s, një program këshillimi dhe ndihme i hartuar për vendet që dëshirojnë të bashkohen në aleancën ushtarake, e cila aktualisht është e përbërë nga 30 vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Bosnja, Kosova, si dhe aleati i Rusisë, Serbia, mbeten të vetmet kombe të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të NATO-s.
Ndërkohë Mali i Zi u bashkua me aleancën në vitin 2017 ndërsa Maqedonia e Veriut u bë anëtare vitin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa