LAJMI I FUNDIT:

Rusia është poshtëruar, tash duhet mposhtur

Rusia është poshtëruar, tash duhet mposhtur

Nga: Keir Giles / The Guardian (titulli origjinal: Ukraine’s biggest enemy is the western belief that it cannot beat Putin. Now is the time to rethink that)
Përkthimi: Telegrafi.com

Miti i fuqisë së pakundërshtueshme të Vladimir Putinit, u minua fatalisht nga sfida e Yevgeny Prigozhinit dhe e ushtrisë së tij Wagner. Ai mbijetoi – tash për tash – por, Prigozhini e krijoi precedent të rrezikshëm për të tjerët në Rusi që duan ta testojnë forcën kundër Kremlinit.

Ngjarjet e fundjavës shfaqën gjithashtu dështimin e plotë nga ushtria, nga agjencitë e sigurisë dhe të inteligjencës ruse – në fakt, nga shteti në tërësi – për t’u përballur me sfidën e një grupi të armatosur që me sa duket u nis për në Moskë. Konfuzioni në Moskë dhe paaftësia për t’iu përgjigjur sfidës së Prigozhinit, gjithashtu dëshmon se Rusia nuk është e pathyeshme në konfliktin me Ukrainën. Kjo dobësi kritike mund të jetë veçse inkurajuese për Ukrainën në përpjekjet për t’i mposhtur pushtuesit rusë. Rusia, me sa duket, mund të jetë e fortë në vijën e frontit, por sistematikisht është e brishtë dhe Kremlini mund të trembet deri në paralizë.


Kjo ashiqare ka implikime në mënyrën se si lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të përfundojë. Këtë javë, grupi i ekspertëve në [thinktank-un] Chatham House, do ta publikojë një raport të madh që paralajmëron se si mund të mos i jepet fundi luftës. Është shkruar shumë kohë para se çështja Prigozhin të dilte në krye, por ngjarjet e fundjavës thjesht i konfirmojnë pikat kryesore të saj se në vend të propozimeve të tilla si armëpushimi, lëshimet territoriale ose rezultatet e tjera që shpërblejnë Rusinë, Ukraina duhet të mbështetet jo vetëm për të mbijetuar, por për t’ia shkaktuar Rusisë disfatën e saktë dhe të qartë. Autorët njëzëri kërkojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën – sa më shpejt të jetë e mundur – për ta përshpejtuar humbjen ruse.

Dhe, kryesorja, mirësjellja nga ana e Prigozhinit tregoi se Rusia është e pambrojtur dhe se dobësia e saj mund të shfrytëzohet, gjë që eliminon një nga argumentet më të mëdha për ndihmën jo të duhur për Ukrainën dhe planet për “zgjidhje të negociuar” dhe jo për fitoren e plotë të Kievit. Kjo duhet t’ia japë fundin sugjerimeve se Rusia nuk mundet dhe në të vërtetë nuk duhet të mposhtet.

Herë pas here, gjatë gjithë konfliktit kemi dëgjuar – nga politikanët perëndimorë – se “Rusinë nuk duhet ta poshtërojmë ” duke ia shkaktuar atë lloj disfate që do ta meritonte agresioni që nisi pa provokim, sepse kjo do ta bënte situatën disi më të keqe dhe jo më të mirë.

Ky argument ka marrë mbështetje të madhe në debatin publik. Në përvjetorin e pushtimit në shkallë të gjerë, kryepeshkopi i Kentërbërit e shkroi një artikull për një gazetë duke bërë thirrje për paqen me drejtësi, duke shpjeguar se Rusia nuk duhet të lejohet kurrë më që të sulmojë, ashtu siç u ndalua Gjermania pas vitit 1918. Por, narrativa se Rusia nuk duhet të “poshtërohet” ka depërtuar aq thellë në diskutimin perëndimor saqë e njëjta gazetë i keqinterpretoi komentet e tij dhe i ktheu ato në një paralajmërim tjetër kundër përsëritjes së Traktatit të Versajës.

Argumenti është se traktati ia imponoi Gjermanisë kushtet e tilla poshtëruese, gjë që një dekadë më vonë çoi në ngritjen e Hitlerit, dhe më pas në Luftën e Dytë Botërore – dhe se humbja e Rusisë do të rrezikonte të njëjtën trajektore. Por, është mashtrim të thuhet se humbja do t’i ushqejë farat e konfliktit të ardhshëm; ato fara tashmë janë rritur. Dhe, në realitet, e gjithë lufta ka qenë një sekuencë e poshtërimit të Rusinë, duke pasur parasysh performancën e zymtë të shërbimeve të saj ushtarake dhe inteligjente, si dhe ekspozimin e saj si kërcënim i papërpunuar, atavist, primitiv dhe brutal për Evropën.

Por, modelet e vazhdueshme të sjelljes së rusëve – gjatë dekadave dhe shekujve, të kombinuara me qëllimet e deklaruara qartazi të udhëheqjes aktuale dhe me disponimin e pjesës më të madhe të popullsisë – humbjen e qartë e bëjnë çështje thelbësore për Rusinë. Këto modele bëjnë me dije se rezultati që nuk është përfundimtar për Ukrainën, se nëse kristalizohet në formën e marrëveshjes së armëpushimit, kjo do të paraqiste fitore për Moskën dhe konfirmim e zgjedhjes së saj për ta nisur rrugën e konfliktit. Çdo perceptim i suksesit – të cilin Rusia do ta masë me tokën e mbajtur, jo me jetët apo materiale të humbura – do ta bëjë Kremlinin të jetë i bindur se sulmi i tij ndaj Ukrainës ishte zgjedhja e duhur.

Kryesorja, supozimet për një rast të veçantë, për të drejtën dhe për mosndëshkim që nxitën sulmin ndaj Ukrainës, janë të përhapura jo vetëm midis udhëheqësve dhe mbështetësve aktivë të regjimit, por edhe midis atyre që mendojnë se janë në opozitë, përfshirë pjesët e shoqërisë “liberale” ruse që pajtohen plotësisht me nocionin se Ukraina nuk ka të drejtë që të ekzistojë si e pavarur. Është veçse një miratim i pastër dhe i qartë ndaj ambicieve të Rusisë që të fillojë të sfidojë përmes këtyre qëndrimeve. Më së miri, kjo duhet të përfshijë vendosjen e kushteve ku rusët mund të detyrohen të mbajnë përgjegjësi për krimet e luftës dhe për dëmin e shkaktuar ndaj Ukrainës dhe popullit të saj. Kjo mund të mos arrihet në një afat të shkurtër, por për aq kohë sa nuk arrihet, Rusia do t’i shpëtojë procesit të njohjes së vërtetës dhe të pajtimit mbi krimet e kaluara, të cilat me sukses i shmangu në fund të Luftës së Ftohtë, duke e vendosur gurin e themelit për luftën e sotme të hakmarrjes.

Dhe, sigurisht se kjo nuk do të jetë kurrë e arritshme nëse Ukraina e jep disfatën e kërkuar shpëtimtare. Planifikimi perëndimor për dështim, nga ana Ukrainës, është armiku më i keq i Kievit. Është argument rrethanor – nëse supozoni se Rusia është e pamposhtur, atëherë nuk e furnizoni Ukrainën me armë për ta mundësuar mposhtjen e saj. Disa analistë duket se me padurim presin konfirmimin se Ukraina nuk e ka vërtet një shans real për fitoren ushtarake. Por, kjo e injoron faktin se suksesi ose dështimi në masë të madhe varen nga ndihma dhe nga mbështetja perëndimore.

Deri tash, mbështetësit perëndimorë i kanë dhënë sa duhet Ukrainës për të mbijetuar, por jo për të fituar. Dhe, siç përfundon raporti i Chatham House-it, është koha për t’i hequr kufizimet për sistemet e armëve që do t’i jepeshin Ukrainës dhe ajo çfarë mund të bëjë Ukraina me to është që t’ia lejojë Kievit ta arrijë humbjen e Rusisë, gjë që është thelbësore për gjithë sigurinë tonë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori