Rusi, avioni bën ulje të detyruar në autostradë (Video)
Incidenti ndodhi në autostradën “Yarossavsky” në dalje të kryeqytetit rus, ku një avion dyvendësh u detyrua të ulej, pavarësisht trafikut në rrugë.
Por pavarësisht uljes së detyruar, piloti, i cili ishte në një seancë trajnimi, ia arriti të shmangte përplasjet me makinat dhe askush nuk u lëndua.
Megjithatë, në Rusi kanë nisur debatet në lidhje me mosrespektimin e rregullores për një fluturim të tillë.
“Duhet të jesh idiot që të fluturosh në kushte të tilla atmosferike. Është fat që askush nuk u lëndua”, thotë një deputet i zonës.
Të shtunën, kur u regjistrua aksidenti, temperaturat në Moskë ishin -14 gradë celsius dhe kishte erë e reshje bore.
Në gusht, në një aksident të ngjashëm po në Moskë mbetën të vdekur tetë persona. /Shekulli/
Nga
Telegrafi
25/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































