LAJMI I FUNDIT:

Rusët menduan se Ukraina do të sulmonte paradën e Ditës së Marinës, i kishin telefonuar Uashingtonit

Rusët menduan se Ukraina do të sulmonte paradën e Ditës së Marinës, i kishin telefonuar Uashingtonit

Rusia kishte dyshime se Ukraina kishte planifikuar të sulmonte Rusinë gjatë paradës së Ditës së Marinës, e cila u ndoq nga presidenti Vladimir Putin muajin e kaluar, kurse Moska kontaktoi Uashingtonin për shqetësimet e saj, njoftoi televizioni shtetëror rus.

Televizioni rus tha se detajet ishin sekret shtetëror dhe nuk dha detaje të tjera. Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi raportin, shkruan Reuters.

Raporti citon zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergei Ryabkov të ketë thënë se shqetësimet ishin aq të mëdha për sulmin e dyshuar, sa që ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov kontaktoi Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin për dyshimet, transmeton Telegrafi.


New York Times raportoi se Austin kishte marrë një telefonatë nga Belousov më 12 korrik, në lidhje me një operacion të fshehtë ukrainas të planifikuar kundër Rusisë që Moska besonte se kishte bekimin e Shteteve të Bashkuara.

NYT citoi dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë që thanë se zyrtarët e Pentagonit ishin të befasuar nga pretendimi rus, dhe nuk ishin në dijeni të ndonjë komploti të tillë.

Megjithatë, shqetësimet ruse u morën mjaft seriozisht sa që Uashingtoni të kontaktonte Ukrainën dhe të paralajmëronte Kievin se nëse po planifikonte një operacion të tillë, atëherë nuk duhet ta kryente atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori