LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge shpërthen ndaj tifozëve të tyre: Jemi të turpëruar nga këta idiotë, kjo është ana e shëmtuar e Bayernit

Rummenigge shpërthen ndaj tifozëve të tyre: Jemi të turpëruar nga këta idiotë, kjo është ana e shëmtuar e Bayernit

Në Gjermani vazhdojnë të kontestohen dy klubet shumë mirë të organizuara si Hoffenheim dhe RB Leipzig.

Tifozët ultras të skuadrave tjera në çdo ndeshje që luajnë ndaj këtyre dy ekipeve i fyejnë presidentët e Hoffenheim dhe Leipzig.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe dje në ndeshjen Hoffenheim – Bayern Munich, ku për një moment u ndërpre ajo duke bërë që gjyqtari t’i nxjerrë futbollistët nga loja.


Me tu rikthyer futbollistët në fushë, për rreth 20 minuta nuk pati asnjë goditje në portë, asnjë rivënie anësore, këndore apo faull, pasi lojtarët e dy ekipeve pasonin mes vete në shenjë proteste.

Tifozët e Bayern Munich shpalosën një baner fyes në drejtim të presidentit të Hoffenheim, Dietmar Hopp dhe kjo gjë acaroi të gjithë drejtuesit e Bayernit që zbritën në fushë duke kërkuar nga tifozët ta tërheqin atë.

E pas ndeshjes ka shpërthyer edhe shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ndaj tifozëve të tyre, duke i quajtur idiotë.

“Jam thellësisht i turpëruar nga këta idiotë. Ka ardhur momenti që e gjithë Bundesliga dhe Federata e Futbollit të bashkohen kundër këtyre idiotëve”.

“Ana e shëmtuar e futbollit doli në skenë sot, ndihem jashtëzakonisht keq për Dietmar Hoppin, që është një njeri i ndershëm dhe që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në sport”, tha Rummenigge për faqen zyrtare të Bayernit.

Tutje numri një i Bayernit i ka kërkuar falje homologut të tij Hopp si dhe ka thënë se klubi i tij do të marrë masa ndaj tifozëve.

“I kërkova falje Dietmar Hoppit për atë që ndodhi. Kjo pakicë e tifozëve i dhanë një fytyrë të shëmtuar Bayernit. Nuk ka asnjë arsyetim për këtë dhe ne kemi të gjitha incizimet dhe do të marrim masa ndaj tyre”.

Krejt në fund Rummenigge ka komentuar edhe sjelljen e lojtarëve që vendosën që në minutat e fundit të pasonin mes vete.

“Ai ishte një vendim që lojtarët e dyja skuadrave e morën mes vete në tunel së bashku me gjyqtarin. Mund ta duartrokas atë vendim pasi ishte shembullor. Duhet të bëhemi bashkë të gjithë kundër kësaj pakice që i shëmton klubet tona”, përfundoi Rummenigge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori