LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge: Rivali jonë më i madh nuk është BVB, por Kombëtarja e Gjermanisë

Rummenigge: Rivali jonë më i madh nuk është BVB, por Kombëtarja e Gjermanisë

Shumë ndeshje dhe shumë interesa në mes. Prej kohësh disa prej emrave më të njohur të futbollit botëror kundërshtojnë trendin që po shtrydh futbollistët.

Kampionatet duhen rishikuar pasi nevojiten formula me më pak skuadra dhe në këtë mënyrë do të rritej niveli teknik dhe do të ulej ndjeshëm numri i dëmtimeve.

Kjo është rruga që propozojnë njerëzit kundër numrit të madh të ndeshjeve, mes të cilëve është edhe drejtuesi i lartë i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge, sipas të cilit, vendimi për ta zgjeruar në 24 numrin e skuadrave në Evropian, nuk ishte i menduar mirë. Sipas administratorit të deleguar të skuadrës bavareze, prej kohësh nuk po respektohen mendimet e lojtarëve.


Bayerni shkatërron Interin (Video)
Lexo po ashtu Bayerni shkatërron Interin (Video)

“Zgjedhjet e bëra kanë rritur ndjeshëm numrin e ndeshjeve, çka do të thotë më shumë impenjime për lojtarët. Ne si klub nuk do ta pranojmë më që turnetë të fryhen edhe më shumë sepse kjo nuk është e mirë për atletët. Ndeshjet e kombëtareve janë rritur në mënyrë dramatike dhe kjo duhet të korrigjohet”.

Rummenigge shkon edhe më tej duke sqaruar se protesta e tij nuk do të ndalet thjesht te fjalët.

“Pas pak ditësh do të takohem me Federatën Ndërkombëtare të Futbollistëve Profesionistë dhe do të hartojmë një plan proteste. Do të ndërmarrim një iniciativë që nuk do t’i pëlqejë aspak FIFA-s dhe UEFA-s. Gjithashtu në mes është edhe problemi i sponsorizimeve. Rivali jonë më i madh nuk është Borussia Dortmund, por Kombëtarja e Gjermanisë dhe po ju jap një shembull. Ne kemi një kontratë me kompaninë Audi por gjatë europianit, federata i detyroi lojtarët tanë të reklamonin markën Mercedes. Gjëra të tilla nuk janë të pranueshme”.

Qendrat stërvitore më mbresëlënëse në botën e futbollit (Foto)
Lexo po ashtu Qendrat stërvitore më mbresëlënëse në botën e futbollit (Foto)

Gjithsesi, pavarësisht problemeve, Bayerni i Mynihut nuk do t’i pengojë asnjëherë lojtarët për të përfaqësuar kombëtaren.

“Do të ishte e gabuar. Unë personalisht kam luajtur 95 ndeshje me Gjermaninë dhe e di shumë mirë vlerën që kanë kombëtaret. Kjo vlerë nuk duhet të ridimensionohet nga askush por federatat nuk kontribuojnë asnjëherë në pagesat e lojtarëve”.

Në trend Sport

Më shumë
Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Përfaqësuesja e Kosovës
San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

Përfaqësueset
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo ka diskutuar me Guardiolën për punën e ardhshme të trajnerit

Ronaldo ka diskutuar me Guardiolën për punën e ardhshme të trajnerit

Përfaqësueset

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qyteti që i sjell fat Gjermanisë: Në pesë ndeshje kanë shënuar 36 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë

Qyteti që i sjell fat Gjermanisë: Në pesë ndeshje kanë shënuar 36 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori