Kryetari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se David Alaba ndoshta do të qëndrojë te klubi bavarez.

Alaba, i cili është transformuar nga mbrojtës i majtë në qendërmbrojtës në vitet e fundit, ka luajtur nëntë sezone me Bayernin, por kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2021.


Austriaku ka qenë i lidhur me shumë klube evropiane dhe mund të diskutojë me klube të tjera nga janari dhe Rummenigge e kupton pse klubet më të mira në Evropë konsiderojnë të bëjnë një lëvizje për 28-vjeçarin.

“Çdo skuadër me të drejtë mendon të përforcohet. Është normale, në këtë situatë, që klubet më të mira mendojnë për Alaban”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Tuttosport.

“Tani, i takon atij të marrë një vendim dhe ndoshta ai do të ndryshojë ekip”.

alaba 2 e1605087334131

“Apo ndoshta, ai do të ndryshojë mendje dhe do të qëndrojë në Bayern. Do ta shohim”, përfundoi kryetari i Bavarezëve.

Alaba, i votuar si ‘Futbollisti Austriak i Vitit’ gjashtë herë deri më tani, ka fituar dy Liga të Kampionëve, nëntë tituj të Bundesligës dhe gjashtë kupa DFB-Pokal me Bavarezët, plus Kupën e Botës për në 2014. /Telegrafi/

telegrafi sport app