LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Zgjedhjet e shpeshta po e pengojnë të bërit biznes në Kosovë

Rukiqi: Zgjedhjet e shpeshta po e pengojnë të bërit biznes në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Albert Spahiu, ka thënë se mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve po e pengojnë ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

Ai thotë se axhenda e ngarkuar politike po e bënë të pamundur që sektori privat ta ketë ndikimin kryesor në rritjen ekonomike të vendit.

“Fatkeqësisht kemi shumë cikle të shpeshta zgjedhore, ku në njërën anë mund të kenë ndikime pozitive në demokraci, por në njërën anë këto e rrisin jostabilitetin politik të vendit, sidomos kur kemi parasysh kur periudha paszgjedhore po përcillet me një bllokadë deri në formimin e institucioneve, gjë që ky cikël po e shndërron tërë këtë proces në një pengesë e të të bërit biznes”, thotë ai.


Rukiqi shprehet se kauzat e partive politike duhet t’i adresojnë çështjet ekonomike në mënyrë konkrete.

“Ne në Kosovë e kemi një axhendë të tejngarkuar politike, me temat të cilat janë të pastërta politike, ose të politikës ditore ose që lidhen me raportet ndërkombëtare dhe e gjithë kjo axhendë, qoftë zgjedhore dhe që po përcjellët pas zgjedhjeve, realisht po e bënë të pamundur që sektori privat ta ketë ndikimin kryesor në rritjen ekonomike të vendit. Ajo që po shohim shumë pak në tërë këtë promovim të këtyre kauzave të partive politike është ideja, platforma, propozimet konkrete se si të adresohet kjo çështje, apo si të çohet përpara një axhendë që e ka parasysh apo prioritet sundimin e ligjit. Praktikat e kaluara na kanë dëshmuar të kundërtën. Ka pasur ide të punësimit apo uljes së papunësisë, të tërheqjes së investimeve të huaja direkte, mirëpo pastaj axhenda politike e kanë ndikuar tempon”, shprehet Rukiqi.

I pari i OEK-ut, thotë se lufta verbale ndërmjet partive e ka pamundësuar shpejtimin e reformave zhvillimore.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në një intervistë për Telegrafi.com

“Lufta verbale ndërmjet partive e ka pamundësuar diskutimin substancial e profesional për ligje. Ne e dimë se kemi pasur një bllokadë totale të mosfunksionimit, mungesave të kuorumeve dhe deri te përdorimi i gazit lotsjellës, të cilat fatkeqësisht e kanë pamundësuar shpejtimin e një reforme zhvillimore”, thotë Rukiqi.

Në këtë intervistë, Rukiqi ka folur edhe për investimet e huaja direkte dhe barrierat e të të bërit biznes në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori