LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: ​Kosova synon të jetë destinacion për investimet e huaja gjatë dekadës së ardhshme

Rukiqi: ​Kosova synon të jetë destinacion për investimet e huaja gjatë dekadës së ardhshme

Kosova dhe Ballkani Perëndimor synohet të jenë destinacion për investime të huaja në dhjetë vitet e ardhshme.

Kështu është thënë sot gjatë prezantimit të studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”, nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se në bazë të kësaj analize, Ballkani ka potencial që të jetë destinacion i investimeve sidomos nga Gjermania në dhjetë vitet e ardhshme. Derisa shtoi se ky interesim ndërlidhet me stabilitetin politik dhe bashkëpunimin rajonal.


“Kosova ka shansin të tërheq investime të huaja serioze. Jo rastësisht kanë nisur diskutimet për iniciativën e bashkëpunimit rajonal. Këto investime do të ndikonin për rritjen e punësimit dhe rritjen e eksporteve drejt vendeve të treta”, tha ai.

Ai shtoi se për të pasur Kosova investime të huaja kërkohet të bëhen disa politika të domosdoshme, siç janë reformat arsimore ose kualifikimi i fuqisë punëtore, politika fiskale të favorshme për investitorë, qeverisje të mirë dhe stabile.

Kreu i OEK-ut tha po ashtu se COVID-19 ka çrregulluar komplet transportin dhe prodhimin që kanë ndikuar në lëvizjen e çmimeve. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori