LAJMI I FUNDIT:

Rudiger: Agjërimi gjatë Ramazanit nuk është problem për mua, por nuk është e lehtë të stërvitesh pa ushqim dhe ujë

Rudiger: Agjërimi gjatë Ramazanit nuk është problem për mua, por nuk është e lehtë të stërvitesh pa ushqim dhe ujë

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger ka zbuluar në një intervistë për gazetën Marca se agjërimi nuk përbën problem për të kur kryen aktivitete me fanellën e klubit nga stadiumi Santiago Bernabeu.

Jeta e një futbollisti profesionist është jashtëzakonisht kërkuese, por kjo nuk e pengon Rudigerin të agjërojë gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Agjërimi nuk është problem për të, ndonëse tregon se nuk e ka të lehtë të stërvitet, por se në këtë mënyrë e teston edhe mendjen.


“Agjërimi nuk është problem për mua, jam mësuar me të. Nuk ha dhe nuk pi asgjë, i zbatoj me përpikëri rregullat. Nuk është e lehtë të stërvitesh, por në këtë mënyrë teston mendjen dhe në fund e bën për vete. Kjo është një nga armët kryesore që kam, mentaliteti. Dhe në fund, respektimi i muajit të Ramazanit nuk është problem për mua”, ka thënë fillimisht Rudiger.

Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar
Lexo po ashtu Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

“Kam biseduar me një nutricionist, që është gjëja më e rëndësishme. Unë e di se çfarë duhet të ha dhe sa duhet të pi. Nëse flas me trajnerin e fitnesit Pintus, ai do të më bëjë të vrapoj dhe do të më duhet ta dëgjoj, kështu që është më mirë të flas me një nutricionist”, shtoi gjermani duke qeshur.

Ai gjithashtu tregoi se falet pesë herë në ditë dhe kënaqet duke bërë punë të tilla kur jep intervista.

“Po, më pëlqen kjo. Më pëlqen, e aq më tepër gjatë muajit të Ramazanit. U argëtova dhe nuk mendoja të haja e as të pija”, ka përfunduar mbrojtësi i Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli brazilian ka pasur një fillim ëndrrash në karrierën e tij si trajner, fitoi tre trofe në gjysmë viti

Ish-ylli brazilian ka pasur një fillim ëndrrash në karrierën e tij si trajner, fitoi tre trofe në gjysmë viti

Ligat tjera
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Ndërkombëtare
Rudiger: Agjërimi gjatë Ramazanit nuk është problem për mua, por nuk është e lehtë të stërvitesh pa ushqim dhe ujë

Rudiger: Agjërimi gjatë Ramazanit nuk është problem për mua, por nuk është e lehtë të stërvitesh pa ushqim dhe ujë

Ndërkombëtare
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Gasperini do të largohet nga Atalanta, dy top klubet italian dhe disa të tjera jashtë vendit e duan atë

Gasperini do të largohet nga Atalanta, dy top klubet italian dhe disa të tjera jashtë vendit e duan atë

Serie A
Kalo në kategori