Ruben Neves i dha një mesazh solidariteti pushtuesit trim të fushës me flamurin me ngjyra, i cili ndërpreu ndeshjen e Portugalisë kundër Uruguait të hënën mbrëma.
Pjesa e dytë e përplasjes së Grupit H u desh të ndërpritet shkurtimisht për shkak të pranisë së një tifozi në fushë, i cili valëviti një flamur me njgyra.
I veshur me një bluzë blu me logon e Supermenit në pjesën e përparme dhe fjalët “Shpëtoni Ukrainën ” dhe “Respektoni gratë iraniane” në anën e pasme, protestuesi mori vlerësime të mëdha në mediat sociale për veprimet e tij.
Nuk kaloi shumë kohë dhe zyrtarët e sigurisë hoqën nga fusha e lojës protestuesin, Mario Ferri, duke lejuar rifillimin e lojës.
Trimëria e treguar nga Ferri vjen në mes të një Kampionati Botëror të dominuar nga çështje të rëndësishme shoqërore, nga trajtimi i Katarit ndaj personave LGBTQ deri te demonstratat antiqeveritare në Iran.
Dhe këto fakte nuk i humbën yllit të Portugalisë dhe Wolves, Neves, i cili tregoi mbështetjen e tij pas protestuesit pas ndeshjes: “Ne e dimë se çfarë ka ndodhur rreth këtij Botërori. Është një gjë normale që mund të ndodhë”.
“Sigurisht, ne jemi të gjithë me të dhe mesazhin në fanellën e tij gjithashtu. Shpresojmë që djalit të mos i ndodhë asgjë sepse ne e kuptojmë mesazhin e tij dhe mendoj se e gjithë bota e kuptoi gjithashtu”.
Ferri, i njohur si ‘Skifteri’, është një futbollist italian me klubin indian të kategorisë së dytë United Sports Club.
Ai ka pushtuar fushën në disa raste për të nxjerrë në pah çështjet sociale dhe kohët e fundit ka punuar në Ukrainë për të siguruar refugjatët në Poloni. /Telegrafi/