Mjekët apelojnë që qytetarët të përdorin aparatet e klimës në mënyrë që të ruajnë shëndetin, duke theksuar, para së gjithash, që dallimet midis temperaturave të jashtme dhe të brendshme të ajrit në lokale nuk duhet të jetë më e madhe se shtatë gradë Celsius.
I ftohti artificial mund të shkaktojë: dhimbje muskulore, fyti, qafe, bronkite dhe infeksione bakteriale.
Kollë, dhimbje fyti dhe muskujsh… Këto janë shqetësimet më të njohura të ajrit të klimatizuar. Megjithëse patologët e konsiderojnë mjaft të dobishëm, këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm për rreziqet që mund t’ju kanosen nga keqpërdorimi i tij. Kështu, ekspertët rekomandojnë një përdorim të kujdesshëm gjatë vakteve dhe natës, si dhe pastrimin e filtrave, transmeton Telegrafi.
I ftohti artificial mund të shkaktojë një sërë problemesh serioze për shëndetin, që variojnë që nga dhimbjet muskulore, fytit, qafës, deri në bronkite, pulmonit dhe infeksione bakteriale. Nëse temperaturat ruhen të ulëta gjatë natës, mund të provokohen dhimbje muskulore, por dhe laringjite dhe trakeite. Ndërsa pas vakteve, shoku termik i kalimit të nxehtësisë së brendshme të ambientit mund të provokojë probleme me tretjen. Por mund të shkaktohen dhe patologji më të rënda, sidomos te të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë, te të cilët luhatjet e menjëhershme të temperaturave mund të shkaktojnë probleme serioze.
Personat që kanë probleme me kolonën vertebrale, janë më të predispozuarit që të kenë probleme me spazmat muskulare, si pasojë e mospërdorimit të duhur të ajrit të klimatizuar. Sidomos gjatë udhëtimeve me makinë dhe gjatë natës, ku qëndrohet në pozicion të palëvizur.
Gabimi më i madh që bëhet me kondicionerin është vënia në përdorim e tij në momentin kur jemi të djersitur. Trupit i duhet lënë disa minuta derisa të ambientohet me temperaturën e ambientit dhe të përthithet djersa.
Është mjaft e rëndësishme që aparaturat të mirëmbahen, sepse filtrat e tyre, nëse nuk janë në nivele optimale, mund të shndërrohen në “kurthe” për alergjikët, duke shkaktuar rinite.
Këshilla më e mirë është të ruhet një farë ekuilibri me ambientin e jashtëm, në mënyrë që të mos krijoni kushte të favorshme për shfaqjen e probleme serioze për shëndetin. Kështu, nëse jashtë temperaturat shënojnë 32 gradë, duhet ta gradoni kondicionerin maksimumi 6-7 gradë më poshtë se temperatura e ambientit të jashtëm.
Ndërsa për natën do të ishte më mirë nëse freskoni dhomën ku flini, përpara se të shtriheni në shtrat dhe më pas ta gradoni, në mënyrë që të fiket vetë pas disa orësh. Vetëm në këtë mënyrë do të garantoni ambient të freskët dhe pa probleme për shëndetin.
Këshilla për një klimatizim “të shëndetshëm”:
▪ kontrolloni herë pas here temperaturën dhe lagështinë
▪ mos e përdorni gjatë natës
▪ mos e ulni menjëherë temperaturën e ambientit
▪ kujdeseni të mos ekspozoheni shumë ndaj ajrit shumë të freskët, sidomos të moshuarit dhe fëmijët
▪ nëse jeni të djersitur, prisni disa minuta përpara se të ndizni kondicionerin
▪ shmangni ekspozimin direkt me rrymën e ajrit të freskët, sidomos nëse më parë kemi patur probleme me qafën apo shpatullat
▪ kontrolloni aparatin të paktën një herë në vit
Për çdo problem konsultohuni me mjekun, sepse shumë prej “patologjive të kondicionerit” kërkojnë rekomandime dhe mjekime të specialistëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë