LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: LVV ka veprime juridike e kushtetuese për ta penguar planin për formimin e një qeverie pa zgjedhje

Rrustemi: LVV ka veprime juridike e kushtetuese për ta penguar planin për formimin e një qeverie pa zgjedhje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi thotë se Presidenti ka bërë shkelje kushtetuese kur ka konstatuar se kjo parti nuk i është përgjigjur atij sa i përket mandatarit.

Rrustemi në RTV Dukagjini ka thënë se sot janë para paralajmërime për rrënimin e sistemit kushtetues në Kosovë.

“Presidenti nuk ka diskrecion për të caktuar mandatarin për kryeministër dhe as nuk mund të merr iniciativë. Ai nuk mund të përcaktojë dikë pos atij që e propozon partia e parë. Qeverinë e mundëson subjekti që ka fituar zgjedhjet e jo Presidenti”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Presidenti nuk ka të drejtë të mbajë anë në raport me subjektet politike.

Ai ka thënë se Kushtetuta nuk e parasheh formimin e ndonjë qeverie pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Rrustemi thotë se qytetarët janë me të drejt të shqetësuar pasi sipas tij po tentohet të zhbëhet rezultati i zgjedhjeve të 6 Tetorit.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi mjete të mjaftueshme juridike e kushtetuese për ta kundërshtuar këtë përpjekje për ta formuar një qeveri pa zgjedhje”, tha ndër të tjera Adnan Rrustemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori