“Po e bllokojmë veten”, thotë një prej qytetarëve që po udhëtojnë këto ditë nga veriu i Kosovës drejt Serbisë, përmes rrugëve alternative, të cilat përfshijnë edhe kalime ilegale të kufirit.
Qysh më 10 dhjetor, kur grupe të serbëve lokalë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë kah dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, shumëkush duhet të gjejë zgjidhje vetë.
Rruga përmes malit të Rogoznës është një prej opsioneve.
Në vend të autostradës kryesore nga Mitrovica e Veriut, përmes Leposaviqit, deri në pikën kufitare të Jarinjës, tani udhëtohet përmes Banjskës – Komuna e Zveçanit – dhe malit të Rogoznës, në rrugën e njohur si ‘rruga kah burimi’.
Ekipi i REL-it e ka përshkuar një pjesë të kësaj rruge.
Kjo rrugë alternative fillon nga fshati Banjska i komunës së Zveçanit.
Nëpërmjet fshatrave Bare dhe Bërgjani, arrihet në Novi Pazar dhe më pas në Rashkë – të dyja komuna në jugperëndim të Serbisë.
Kjo rrugë, e cila është njëra prej disa rrugëve alternative në veri, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshin edhe një kalim të jashtëligjshëm të kufirit, sepse nuk ka vendkalim kufitar zyrtar.
Shumica e pjesëve të rrugës janë të asfaltuara, me përjashtim në disa vende.
Nëpër këtë rrugë tani kalojnë makina private, autobusë, e madje edhe kamionë.
Megjithatë, në dalje nga territori i Kosovës, në një objekt të improvizuar është vendosur postblloku i Policisë së Serbisë.
Në këtë vend, policia i legjitimon udhëtarët, ashtu si në vendkalimet e rregullta kufitare.
Postblloku i Policisë së Serbisë pas daljes nga territori i Kosovës.
Në këtë rrugë, përveç makinave, dy herë në ditë kalojnë edhe autobusë të kompanive private nga Mitrovica e Veriut. Siç ka marrë vesh REL-i, autobusët janë pothuajse plot me udhëtarë.
Nga bisedat me disa prej tyre, del se shumica udhëtojnë drejt Serbisë për shkak të obligimeve, qofshin shëndetësore apo të punës.
Magjistralet kryesore drejt dy pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, janë bllokuar pasi Policia e Kosovës ka arrestuar më 10 dhjetor një ish-polic serb të këtij institucioni.
Dejan Pantiq dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.
Zyrat e dëmtuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut. 7 dhjetor 2022.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë kapacitet për t’i hequr barrikadat, por se janë duke i dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bëjë këtë në mënyrë paqësore.
KFOR-i ka thënë se po monitoron me kujdes situatën në veri të Kosovës dhe se misioni ka aftësi dhe personel për të siguruar lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij.
Megjithatë, misioni u ka bërë thirrje të gjithëve që “të përmbahen nga demonstrimi provokues i forcës, në mënyrë që të garantohet siguria e të gjitha komuniteteve”.
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që mbështetet nga Beogradi – ka thënë se “receta për heqjen e barrikadave është lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e të gjitha njësive policore nga veriu i Kosovës dhe heqja e të gjitha listave sekrete për vrasjen e serbëve”.
Rakiq nuk ka ofruar ndonjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tij, por zyrtarët e Kosovës i kanë hedhur poshtë disa pretendime të mëhershme të autoriteteve serbe se Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurti, ka dërguar forca speciale në veri dhe “synon përndjekjen e serbëve” nga ajo pjesë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Berisha i PLE “kushtëzon” votën për qeverinë e re
Miteva: Qeveria ka angazhuar ministrinë e ekonomisë të marrë vendim për vendosjen e marzhës prej 10% për 73 grupe të produkteve
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht