Nga: Mark Knopfler (kënga “Telegraph Road”, nga albumi “Love over Gold” i grupit Dire Straits, 1982)
Përktheu: Aziz Mustafa
Shumë kohë më parë erdhi një njeri nëpër një shteg
Duke ecur tridhjetë milje e në shpinë barte një thes,
E lëshoi në tokë ngarkesën, diku në një breg,
Aty vuri pikën të ndërtojë një shtëpi
Aty ku iu duk më mirë, në atë egërsi.
Dhe ndërtoi një kasolle dhe një depo dimërore,
Dhe lëvroi tokën e ftohtë në breg të një liqeni,
Pastaj udhëtarë të tjerë atij shtegu kalëruan,
As u kthyen prapa, as më tutje s’shkuan,
Pastaj erdhën kishat, edhe shkollat pas tyre,
Erdhën avokatët, mësuesit dhe rregullat,
Pastaj erdhën trena e kamionë me ngarkesa,
Erdhi gjithkushi nga gjithçkaja e gjithçkafit,
Dhe rruga e pistë e vjetër u bë Rruga e Telegrafit…
Pastaj erdhën minierat e nxorën minerale,
Dhe erdhën kohët e vështira, nevoja për metale,
Se ishte kohë krize, lufta po fillonte,
Telegrafi këndonte një këngë për botën e madhe,
Rruga e Telegrafit u thellua e u zgjerua,
U bë lumë rrëmbyes, nuk ishte më përrua…
Dhe radio po tregon motin si sonte do të jetë,
Ngrica dhe acar në të gjitha pikat,
Do të ngrijnë punëtorët duke u kthyer nga fabrikat,
Trafik të dendur sonte pritet të ketë,
Gjashtë vija në një drejtim, kjo rrugë e fatit,
Tri vija të ngadalshme, Rruga e Telegrafit.
Isha mësuar të shkoja, sikur po shkoja në punë,
Kisha të drejtë për punë, por nuk po gjeja kund,
Na thanë se do të na paguanin çka kishim fituar,
Do ta korrnim atë që kishim mbjellë me mund,
Dhe zogjtë larg në telat e shtyllave të telegrafit,
Mund të fluturojnë të lirë hapësirave pafund,
Larg nga ky ftohtë, larg nga ky shi,
Mund t’i dëgjosh si këndojnë këngën e fatit,
Larg kodeve telegrafike, në Rrugën e Telegrafit…
E di se do t’i harroj, por tash i mbaj mirë në mend,
Ato net të paharruara, atje në atë vend,
Kur jeta ishte vetëm një bast mes dritave dhe territ,
Kur kokën ma vure në sup, e dorën mbi flokët e mia,
Tani duket sikur veprimet tua i ka kapur pak ftohtësia,
Por beso në mua e dashur, besomë kur të them,
Do të nxjerr nga terri, në dritë të ditës që vjen,
Do të nxjerr nga lumenjtë e dritave të kokës,
Drita minatorësh të nxirë të nëntokës,
Nga lumenjtë e shiut që të bjerë pa nda vazhdon,
Do të nxjerr nga këto rrugë ku zemërimi jeton,
Sepse kam ikur nga të gjitha dritat e kuqe si zjarr,
Që jetojnë në radhët e kujtimeve me mall,
Kam parë zhgënjimin si eksplodon në flakë,
Por nuk dua ta shoh më, e sheh se jam plakë?
Kam ikur nga të gjitha ato shenja, shenja sa një mal,
Mbishkrime “E mbyllur për sonte, na fal”
Shenja ndalese, shenja, shenja, shenja të fatit,
Prej këtu lart e deri poshtë, te Rruga e Telegrafit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![PLEQTË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Elpidio-Jenco-780x439.jpg)
PLEQTË
![Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kimi-780x439.jpg)
Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu
![Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Luvri04-780x439.jpg)
Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër
![Lufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/09/NATO2-780x439.jpg)
Lufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh
![Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/Friedrich-Nietzsche-780x439.jpg)
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
![Ezhen Jonesko, rebeli i madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Jonesko-780x439.jpg)
Ezhen Jonesko, rebeli i madh
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re