Në zyrat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dorëzuar disa dosje të tjera që supozohet që kanë të bëjnë me rastet e Gjykatës Speciale, në Hagë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati në një konferencë për media ka thënë se “Rrufeja 3”, sot rreth orës 10:45 i ka sjellur disa dosje shumë shpejt dhe ka ikur.
Gucati tha se në këto dosje ka emra të ndryshëm, mirëpo siç tha ai nuk janë të autorizuar t’i përmendin.
“’Rrufeja 3’ ka qenë edhe i shpejt si rrufeja, se sot veç i ka gjuajtur këto dosje dhe ka shku, rreth orës 10:45. Kanë ardhur dosje tjera që ne supozojmë që janë nga Gjykata e Speciale në Hagës. Ka figura dhe emra të ndryshëm që nuk jemi të autorizuar t’i përmendim. As ne nuk e dimë arsyen se pse këto dosje po vijnë tek ne. Ka emra të figurave të ndryshme, flitet për dyshime dhe ngritje të aktakuzave. Çdo dokument që na vjen ne do t’i bëjmë publike, përderisa ata nuk janë në gjendje t’i ruajnë dokumentet e tyre. Qëllimi i tyre është që të zhveshin luftën e UÇK-së”, ka thënë Gucati.
Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim aktakuzën që sot iu është dërguar në zyrën e OVL-UÇK-së.
“Me anglishten time të cunguar unë e shoh që është një projekt aktakuzë. Për pesë të akuzuar potencial siç janë Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Po përmenden më shumë këto vende Jabllanicë, Likoc, Bajica e Shalës, Llapashtica, Kleçka, Zllashi, etj”, ka thënë ai.
Sipas tij, janë dërguar dy ekzemplarë të dosjeve.
“E keqja e kësaj është se na i ka lëshuar më shpejt. Vetëm dy ekzemplarë. Ne e mirëpresim me CD prapë, nëse don me e pru nëse s’don…përmenden emra të shumë njerëzve”, ka thënë ndër të tjera, Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania