Mbase kjo pasthirrmë do t’ju pëlqente të gjithëve; edhe atyre që donin ta ruanin “teatrin” si dhe atyre qe ishin për ta shembur. E kam futur në thonjëza, sepse e dimë se ai objekt nuk ishte projektuar për teatër, me sa di unë, por për një klub nate për ushtarakë dhe pushtetarë. Mos nxitoni nuk e nxjerrë këtë si argument për ta rrënuar atë, por le të shërbej si emërtim i drejtë i gjërave. Kështu, vijmë deri te konstatimi se ai ka kohë e kohë qe nuk i përmbush kushtet për ta bartur emrin “Teatër”. Kjo ishte sa i përket funksionit.
Të shohim si qëndron puna me strukturën fizike. Meqë nuk ishte projektuar për teatër, do të thotë se as arkitektura nuk ishte e tillë. Ai ekziston aty qe nga viti 1939; pra ka një histori te brumosur në te pa marrë parasysh se i ishte amputuar një funksion i teatrit. Me të janë të lidhura shumë kujtime, shumë suksese , shumë premiera, shumë… që i japin një vlerë tjetër psikologjike të mbamendjes individuale, grupore dhe shoqërore në përgjithësi.
Sot, kur ai u shemb, ka shumë që vajtojnë për të; ka shumë qëndrime kundër shembjes me të cilat në parim pajtohem. Por, të pyesim veten: si reaguam kur u çorodit zgjidhja urbanistike e kompleksit prej sheshit “Skenderbej” deri te Politeknikumi? Pse nuk u ruajt zgjidhja bazë, që ishte replikë e sëpatës së Duçes? Të gjithë heshtën. Vallë zgjidhjet urbanistike nuk janë trashëgimi kulturore? Pse nuk e ngriti zërin askush (së paku jo në nivelin e sotëm) kur u ngritën në krah të Presidencës dy kulla afariste të cilat e shëmtuan peizazhin urbanistik te alesë “Dëshmorët e kombit”? A nuk janë vedutat trashëgimi kulturore? Pse askush nuk e ngriti zërin kur u shëmtua sheshi “Skenderbej”? Athua sheshet nuk janë trashëgimi kulturore? Pse askush nuk protestoi kundër ngritjes së xhamisë tërësisht me pamje anakronike në mes të Tiranës?
Se fundmi, pse debati iu la në dorë të politikanëve? Deri kur duhet të jemi shoqëri që veprojmë në mënyrë reaktive e asnjëherë jo në atë preventive? Tash të gjithë dua të bëhen me katolikë se Papa.
Të gjithë duan të tregojnë se dinë, se duan. Të gjithë njëzëri bërtasin ”urra”, e gjetëm.
Tirana duhet të ketë teatër dinjitoz, që ta lënë “Pallatin e kongreseve” për kongrese. Në këtë vorbull mendimesh ka edhe aso simpatike në të cilat e shtrojnë pyetjen pse duhet të shembet teatri, le të bëhet një i ri diku tjetër. Po ju pyes te gjithëve: athua George Pompidou nuk kishte ku ta bënte qendrën kulturore, që sot e mban emrin tij (nuk e emërtoi ai), por iu desh ta shembte ikonën e deriatëhershme të Parisit, tregun “Les Halles”!? Natyrisht që kishte, por pse e shembi? E shembi se Parisi dhe Franca, pas Luftës së Dytë Botërore, kishin mbetur shumë konservatore në mendësi, gjë e cila ishte bërë pengesë për shkuarjen përpara në të gjitha fushat, prej kulturës deri te ekonomia. Dhe, daljen nga kjo ligatinë e mendësisë e bëri përmes arkitekturës, duke e ngritur qendrën kulturore “Bauboure”.
Dhe, në fund na shtrohet pyetja: a u shemb “Teatri” a po mendësia e ndenjur shoqërore, intelektuale, kulturore dhe politike?
Dua ta besoj këtë të dytën. Por, tash mbetët që të dy palët, si ajo që e shembi e po ashtu edhe ajo qe ishte kundër, të nxjerrin mësimet e duhura ashtu që kjo shembje mos të shkojë kot.
Rrnoftë teatri!

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kur frikohesh prej lepurit
Libri që më mësoi çfarë është përkthimi

"Universiteti i Durrësit i vitit 1380 - i pari universitet në Ballkan"

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

MË FAL BABA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë