Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Bizneseve t’u njihen humbjet në produkte me Ligjin për Rimëkëmbje
Në përputhje me misionin për zhvillimin e marrëdhënieve të dobishme reciproke në mes të anëtarëve të Rrjetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Rrjeti i Shitësve me Pakicë (RRSHP) përmes një shkrese drejtuar Komisionit për Buxhet dhe Transfere propozon që Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike të përfshijë disa masa.
Trajtimin e humbjes, avullimit, shkatërrimit të produkteve të caktuara përmes legjislacionit
Kujtojmë se legjislacioni i Kosovës është i mangët dhe nuk i njeh humbjet e sipërcekura, për pasojë bizneset dëmtohen në rreth 3-5% të qarkullimit të tyre vjetor nga pagesa e TVSH-së për produkte të cilat faktikisht nuk mund të shiten pasi që humbin, prishen apo shkatërrohen dhe nuk e arrijnë konsumatorin e fundit.
Rrjeti kërkon që të përcaktohen normat e lejuara të humbjeve për kategori të produkteve për të cilat bizneset nuk ngarkohen me detyrime doganore dhe tatimore, pasi që konsiderohet që mund të humbin, shkatërrohen, avullohen gjatë prodhimit, magazinimit, mbajtjes në pika të shitjes ose gjatë transportit.
Në shkresën drejtuar Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Rrjeti i Shitësve me Pakicë ka ofruar shembuj konkretë nga Kroacia dhe Sllovenia si dhe ka bërë të njohur bazën ligjore nga Bashkimi Evropian.
Largimi i dispozitës për vendosjen e flamurit të vendit të origjinës së produkteve
Rrjeti i Shitësve me Pakicë e konsideron masën për vendosjen e flamurit të vendit të origjinës pranë produkteve të bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit si masë populiste, e cila bazuar në aktivitetin ekonomik në terren nuk ka prodhuar rezultatet e dëshiruara, ndërsa po shërben për dënimin e bizneseve në mënyrë të vazhdueshme edhe në kohë pandemie.
Bizneset e mirë-rregulluara në treg po përballen me kosto të shtuara, si pasojë e këtij vendimi për etiketimin e produkteve, vështirësi në alokimin e burimeve njerëzore, e gjithashtu me vështirësi në menaxhimin e operacioneve.
Norma e TVSH-së të reduktohet në 8 për qind për HORECA
Rrjeti i Shitësve me Pakicë si propozues i kësaj mase që në ditët e para e vlerëson lart inkorporimin e saj në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Në përmbajtjen e kësaj mase në Projektligjin aktual, Rrjeti konsideron që duhet reviduar neni 7 në mënyrë që të reflektohet se reduktimi i TVSH-së do të bëhet për shitjet që realizohen te klienti i fundit.
Rrjeti i Shitësve me Pakicë e vlerëson lart disponueshmërinë e treguar nga ana e institucioneve për trajtimin e situatës ekonomike, duke marrë parasysh kërkesat e komunitetit të biznesit, ndërsa presim nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere që të konsiderojnë me kujdes dhe propozimet e sipërcekura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova