LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhja nga ftohësi ishte shkaktari i bllokimit të Aston Martin Vantage (Video)

Rrjedhja nga ftohësi ishte shkaktari i bllokimit të Aston Martin Vantage (Video)

Gjatë fazës testuese në Nurburgring të Gjermanisë, një Aston Martin Vantage i ri, ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga tymi.

Ka pasur spekulime të shumta se çfarë ishte shkaktari që e bllokoi veturën, ndërsa u nevojit të largohej më vonë prej aty, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të prodhuesit britanik kanë bërë të ditur se ky ishte një aksident i izoluar, si pasojë e rrjedhës nga ftohësi.


Raportohet se të gjitha pjesët e kësaj veture janë në rregull, ndërsa po punohet në riparimin e kësaj pjese që të mos përsëriten rastet e njëjta. /Telegrafi/