LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet e modelit të ri BlackBerry Monaco

Rrjedhin detajet e modelit të ri BlackBerry Monaco

Boy Genius Report ka zbuluar imazhet e rrjedhura në internet, të cilat shfaqin modelin më të ri të telefonit të RIM, përkatësisht versionin e ri të BlackBerry Touch.

I koduar nën emrin Monaco, telefoni i ri që mbështet teknologjinë CDMA thuhet se nuk posedon opsionin SurePress, që ishte pjesë e modelit paraprak BlackBerry Storm.

Modeli më i ri i BlackBerry’t mbështetet në sistemin e ri operativ BlackBerry OS 6.1, ndërsa merret vesh që përdoruesit duhet të kenë një llogari që të lidhen me shërbimet tjera virtuale.

Pritet që në ditët në vijim, kompania RIM të jap më shumë detaje rreth modelit Monaco, ndërsa analistët thonë se një gjë e tillë mund të ndodhë në ngjarjen e organizuar nga RIM, BlackBerry World. / Telegrafi /