LAJMI I FUNDIT:

Rritja mahnitëse e Kylian Mbappes në Ligue 1 – a është koha për një eksperiencë të re?

Rritja mahnitëse e Kylian Mbappes në Ligue 1 – a është koha për një eksperiencë të re?
Kylian Mbappe. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Është vetëm 20 vjeç, por tashmë Kylian Mbappe e ka fituar titullin e Ligue 1 tri herë.

Që nga debutimi i tij me Monacon në sezonin 2015/16, ai e ka fituar kampionatin me secilin klub që ka luajtur.

Në të njëjtën kohë, numrat e tij individualë janë rritur me një ritëm të frikshëm dhe kjo është e përshkruar në grafikun e mëposhtëm.


Grafiku i Mbappe

Paraqitjet e tij janë rritur me kohë duke shkuar nga 14 në 44 në 46 deri në 40 ndeshje (aktualisht).

Edhe golat janë rritur nga një në 26, te 21 dhe 36, aktualisht, ndërsa asistimet kanë shkuar nga  një në 14 , 15 dhe 17.

Kanë mbetur edhe pesë ndeshje që duhet të zhvillohen, dhe këto statistika për sezonin 2018/19 mund të rriten.

Ky sezon solli përgjegjësi shtesë për të si një lider i ekipit, duke i marrë parasysh lëndimet e pësuara të Neymar dhe Edinson Cavanit.

Mbappe . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Gjithçka që kam arritur deri tani ka qenë e rëndësishme, por unë ende kam shumë për të dhënë”.

“Mua më mungon një qëndrueshmëri dhe nuk mund të arrij gjithçka në vetëm dy vjet”, tha lojtari pasi fitoi çmimin Kopa në dhjetor.

Ai nuk ka rival në Francë pasi është 11 gola sulmuesit të Lilles, Nikolas Pepe.

Në Evropë, vetëm Lionel Messi është përpara tij në garë për Këpucën e Artë, pasi Argjentinasi ka 33 gola dhe francezi ka 30.

Kylian Mbappe . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Me këto shifrat shumë flitet për një eksperiencë të re për lojtarin në një kampionat më të fortë.

Vlera e Mbappe është më e larta nga e të gjithë lojtarëve aktualë, sipas CIES Football Observatory.

Ata e vlerësojnë atë në 216 milionë euro.

Kane (197 milion euro), Neymar (197 milion euro), Mohamed Salah (173 milion euro) dhe Lionel Messi (170 milion euro), vijnë pas tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi

NBA
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Kalo në kategori