LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me Omicron në Kosovë, pulmologët paralajmërojnë mbingarkesë në spitale

Rritja e rasteve me Omicron në Kosovë, pulmologët paralajmërojnë mbingarkesë në spitale

Për stërngarkim të sistemit shëndetësorë në Kosovë paralajmërojnë pulmologët, pas prezencës së variantit Omicron në Kosovë dhe rritjes së numrit të rasteve pozitive. Respektimi i masave dhe vaksinimi, edhe me dozën e tretë të vaksinës, sipas tyre, do të ofrojë mbrojtje të mjaftueshme.

Pulmologu Flamur Marku thotë se rastet e shtuara me Omicron mund të rëndojnë sistemin shëndetësor në vend.

“Kemi arritur ta kuptojmë se Omicron ka shkallë të lartë të infeksiozitetit. Tashmë kur në vendin tonë janë identifikuar rastet e para, duhet të kemi shumë kujdes në respektimin e masave dhe të ketë një rigorozitet nga ana e institucioneve. Pritet të ketë një numër më të madh të pacientëve që do të stërngarkojnë sistemin tonë shëndetësorë”, tha ai në RTV Dukagjini.


Marku thotë se krahas respektimit të masave anti-COVID, nevojitet edhe marrja e dozës përforcuese të vaksinës për t’u mbrojtur nga infeksioni, përcjell Telegrafi.

Nga QKUK njoftojnë se aktualisht janë 29 pacientë të hospitalizuar si pasojë e infektimit me coronavirus.

“Nga këta pacientë pesë janë të konfirmuar me COVID-19, derisa 25 të tjerë kanë pasoja post COVID. Me oksigjenoterapi janë tetë pacientë, derisa në Mjekimin Intensiv janë duke u trajtuar tre pacientë”.

Kosova ka rreth 400 mijë vaksina anti-COVID në dispozicion derisa sipas nevojës do të kontraktohen edhe të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori