Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar disa masa që duhet të ndërmerren në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Ahmeti ka thënë se këto sugjerime po i bëjnë pas konsultimeve që kanë pasur me ekspertë, transmeton Telegrafi.
I pari i Prishtinës, ka thënë se virusi nuk mund të ndjeket duke bërë gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar me COVID-19, por që duhet të bëhen teste të gjakut dhe dhe të shpejta në mënyrë që të kuptohet se sa persona e kanë pasur virusin.
Për më shumë shkrimi i plotë:
Komuna e Prishtinës nuk e ka përgjegjësinë e vlerësimit të situatës epidemiologjike. Dhe po ashtu nuk e kemi përgjegjësinë e vendosjes së masave të kufizimit. Deri më tani jemi fokusuar në zbatimin e krejt vendimeve të qeverisë pa marr parasysh se kush e udhëheq apo kush është në të.
Por, duke marr parasysh situatën e ditëve të fundit, reagimin e qeverise dhe deklaratat e IKSHP, si komunë kemi vlerësuat situatën, kemi diskutuar me ekspertët tonë, dhe kemi analizuar reagimet e shteteve tjera ne po i japim këto propozime.
Këto nuk janë kritikë ndaj IKSHP e as ndaj Ministrisë por vetëm sugjerime për situatën e krijuar.
1. Te mos ndjeken testimet e kontakteve më – gjurmimi epidemiologjik është bërë i pamundur, një rast pozitiv nuk ka mundësi të identifikoj të gjithë njerëzit që i ka takuar në rrugë, në punë, në restorat, në bankë, në protestë etj. Pra, është e pamundur të ndjeket virusi në këtë mënyrë.
2. Të bëhen testet serologjike – edhe si hulumtim edhe si testim pêr qytetarët. Me 1000 teste serologjike (të gjakut dhe të shpejta) ne do tê kuptojmë se sa njerëz si përqindje e kanë pas virusin dhe e njëjta mostër mund të përdoret për të ditur sa e kanë. IKSHP sot nuk e ka (e do të duhej ta kishte) vlerësimin shkencor të zhvillimit të virusit në Kosovë. Kjo do të na mundësonte që të kuptojmë situatën në Komuna, strukturën demografike dhe informata të tjera për imunitetin kolektiv. Komuna e Prishtinës mund ta bëj brenda javës këtë në qofte se na lejohet për të gjitha komunat.
3. Në institucionet publike të testohen vetëm rastet me simptome që paraqiten në këto institucione.
4. Të decentralizohet testime në institucionet e tjera publike në Komuna dhe ne klinika private me rregulla të qarta se cilat lloje te testeve pranohen. Këtu mund të testohen vullnetarisht qytetarët që dojnë me e dit a e kanë virusin. Kjo të bëhet me pagesë dhe rezultatet të dërgohen në IKSHP në mënyrë obligative. Në Kosovë janë 43 mikrobiologë dhe ka kapacitete testuese.
5. Të bëhet analizë e komplikimeve të pacientëve që nga fillimi i pandemisë dhe të fataliteteve dhe të ndërtohet profili i komplikimeve. Në qoftë se del se të rrezikuar në vendin tonë janë të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese (dhe çfarëdo grupi tjetër) atëherë politikat preventive duhet të fokusohen në këto grupe prej ndalesës së levizjes e deri të udhëzimet e qarta si të veprohen ne shtëpitë ku ka të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.
6. Fokusi i trajtimit të jetë në përballimin e fluksit të pacientëve me komplikime. Qeveria – rrjedhimisht IKSHP duhet të kenë skenare dhe të kërkojnë ndihmën e Komunave, në skenarin kur nuk janë më shumë se 200 të shtruar apo 80 në nevojë për oksigjenoterapi, skenari dy ku nevojiten hapësira dhe shtretër shtesë – psh ne si Prishtinë kemi mundësi e deri te skenari i rëndë i mungesës së respiratorëve. Përndryshe institucionet pa plan janë institucione në panik, e institucionet në panik janë pasojë për qytetarët.
7. Hovi i virusit duhet të ndalet me kufizime sipas mundësive por jo duke dëmtuar aktivitetin ekonomik. Ata që nuk janë ne grupet e të rrezikuarve të kujdesen me maska e distancë me përgjegjësi personale. Numri i rasteve me virus nuk është alarmant në qoftë se nuk shtohet numri i të shtruarve dhe me komplikime. Në fakt ndërtohet një imunitet kolektiv.
8. Të ndërtohet apo blihet një aplikacion (mundësisht në blockchain) ku një qytetar lehtë mund ta dëshmojë se është testuar apo që ka kaluar virusin. Aktivitetet e palejuara të mund të zhvillohen në qofte se ka garancione të tilla për pjesëmarrësit.
Ne duhet të mësohemi të jetojmë me virusin deri ne zbulimin e vakcinës. Kjo nuk është vala e dyte, në fakt është pjesa e dyte e valës së parë. Për të përfunduar vala e parë duhet të kalojne 28 ditë me zero raste.
Prandaj, këto masa na ndihmojnë edhe për këtë fazë e edhe për valën e dytë potenciale në vjeshtë. Në qofte se bashkëpunojmë do të ja dalim pa pasoja të mëdha shëndetësore.
Përndryshe, Prishtina do të veprojë në këtë drejtim si komunë për kuptuar edhe më mirë situatën edhe për të reaguar më mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare