LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pranisë policore, ministri Sveçla: Gjendja në veri është relativisht e qetë

Rritja e pranisë policore, ministri Sveçla: Gjendja në veri është relativisht e qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, foli për gjendjen në veri pas rritjes së pranisë policore atje.

Ai tha në RTK se numri i policëve në veri është rritur sipas planeve operacionale të Policisë së Kosovës për shkak të incidenteve që kanë ndodhur ditëve të fundit atje.

Sipas informatave që menaxhmenti i Policisë i ka dhënë atij, numri i policëve është rritur në disa lagje të Mitrovicës së Veriut.


Ministri tha se situata është relativisht e qetë dhe asnjë qytetar nuk ka nevojë që të brengoset për sigurinë e tij apo të familjes së tij.

Shtimi i prezencës së policëve, sipas tij, është vetëm me qëllim që rendi dhe ligji të kthehen në atë zonë e të gjithë qytetarëve t’u garantohet siguria.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me agjencitë e tjera dhe me Prokurorinë Speciale janë dukë vazhduar hetime për sulmet qoftë ndaj zyrtarëve policorë, po ashtu dhe ndaj qytetarëve”- shtoi Sveçla.

Ai u shpreh optimist se institucionet e rendit shumë shpejt do të dalin me rezultatet e duhura dhe do të propozojnë masat e duhura në drejtim të përndjekjes dhe vënies para drejtësisë të atyre që bëjnë akte huligane apo terroriste siç ishin sulmet me bomba të dorës në zyrat e KKZ-së.

Për këtë ai tha se e kanë siguruar që janë duke punuar me kapacitet të plotë.

Deri tani, ministri tha që e dinë që këto raste nuk janë spontane, por janë të organizuara dhe të drejtuara nga njerëz profesionistë, të udhëhequra dhe mbështetura politikisht e financiarisht nga Qeveria e Beogradit.

Lidhur me sigurinë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe ai tha se po presin vlerësimet e institucioneve që janë të thirrura për këtë dhe të cilat siç tha ai po punojnë për të pasqyruar rrethanat dhe rreziqet e mundshme.

“Unë po pres që qoftë KQZ ose policia të dalë me rekomandimet që do t’i përcillen presidentes së Republikës, patjetër dhe kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, për të marrë veprimet e duhura për këtë” – shtoi ministri Sveçla.

Ministri u pyet edhe për deklaratën e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i  cili tha se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.

“Në vazhdimësi koordinohemi me aleatët tanë, me seriozitetin maksimal do të merren parasysh edhe këto apele që po vijnë nga SHBA dhe mund të vijnë edhe nga vendet e tjera” – u përgjigj ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori