LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Rritet numri i udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti i Shkupit pret që të evidentojë 1.6 milionë udhëtarë, që është një rritje prej 140%, krahasuar me vitin 2010, kur ky numër ishte vetëm 600 mijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritje të udhëtarëve ka shënuar edhe aeroporti i Ohrit, për 226%, krahasuar me vitin 2010. Ndikim më të madh në rritjen e numrit të udhëtarëve në këto dy aeroporte ka dhënë përfshirja e aviokompanive të lira.

Sipas kontinenteve, në Evropë kanë udhëtuar 25% e njeërzve, në drejtim aziatik, 33%, në Amerikën veriore, 25%, Lindje të mesme, 9%, Amerikën jugore, 6%, si edhe Afrikë, 2%./Telegrafi/