Droga e llojit kanabis po shënon rritje në përdorim tek të rinjtë kosovarë. Por, shtrohet pyetja se a janë këta të rinj përdorues ‘rekreacionalë’, të momentit apo përdorues të kohëpaskohshëm të kanabisit?
Sipas punëtorit social në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike “Labirinti”, Lindor Bexheti, përdorimi i kanabisit tek të rinjtë kosovarë po shënon rritje, por që janë vetëm përdorues rekreacional.
Ai tha se shumë e rëndësishme është të bëhet dallimi në mes të përdoruesve problematik dhe përdoruesve rekreacional apo të kohëpaskohshëm.
“Kanabisi është lloji i substancës që përdoret prej këtyre të rinjve më së shumti. Ky numër është në rritje e sipër, por dallimi që duhet me bë është se këta nuk janë përdorues problematik do të thotë i dallojmë përdoruesit problematik të drogave, ndërsa këta janë rekreacional, të momentit apo përdorues të kohëpaskohshëm të kanabisit. Këto dy kategori nuk kanë të bëjnë me njëra tjetrën, kështu që ideja është që na si organizatë me bë shkëputjen e këtyre dy kategorive që përdoruesit rekreacional mos me u bë problematik, pasi që tani ka dëme të mëdha në shoqëri, përdoruesit problematik fillojnë me shiringë, është rreziku i shfaqjes së sëmundjeve infektive siç është Hepatiti B dhe C, HIVI që ne i ofrojmë shërbime”, tha ai.
Bexheti si problem e paraqet mungesën e statistikave për atë së sa janë përdorues të substancave narkotike të rinjtë në nivel vendi.
Ai bëri të ditur se përdorues problematikë të cilët përdorin droga më të rënda në Kosovë janë rreth 4 mijë deri në 6 mijë persona, ku mosha mesatare e tyre 30 dhe 40 vjeç.
“Grupe të caktuara të cilët janë grupacione që i quajmë përdorues problematik apo ndryshe përdorues të drogave ma të rënda që kanë nevojë për shërbime të ndryshme mjekësore, sociale dhe psikologjike. Kështu që sa i përket numrit të këtyre përdoruesve problematikë që ne i ofrojmë shërbime për ta, apo ata marrin shërbime prej neve numri i përafërt është rreth 4 mijë veta apo 4 mijë deri në 6 mijë persona. Mosha mesatare e këtyre përdoruesve është më e madhe sepse këta janë përdorues që kanë përdorë substanca të ndryshme një kohë të gjatë, por jo çfarëdo substance por ne i quajnë neopijate apo në rastin tonë që japim shërbime është për llojin e tipit heroinë. Mosha kryesisht është rreth 30 dhe 40 vjeç që marrin shërbime këta përdorues”, tha ai.
Sipas punëtorit social, Lindor Bexheti, Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Gjilani janë qytetet potencialisht më përdoruesit më të mëdhenj të drogave.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2016 janë evituar pesë raste të përdorimit të lëndëve narkotike në shkolla apo përreth tyre, ku këto raste janë proceduar më tutje.
“Policia në kuadër të planeve operative ndërmerr hapa konkret në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat. Në kuadër të kësaj, si masë parandaluese policia ka mbajtur ligjërata me nxënës të dhjetëra shkollave për rrezikun nga përdorimi i drogave dhe ka shpërndarë fletushka (fletëpalosje) për nxënësit në mënyrë që të shpalos para tyre rrezikun që paraqesin lëndet narkotike. Sa i përket rasteve të përdorimit të këtyre lëndeve në shkolla apo përreth tyre, gjatë vitit 2016 janë evidentuar pesë raste të tilla të cilat janë proceduar me tutje”, thuhet në përgjigje të Policisë së Kosovës.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, tha se para tri viteve është bërë një hulumtim për çështjen e sigurisë në shkolla dhe njëra ndër çështjet ka qenë edhe konsumimi i substancave të ndryshme në shkolla.
Ajo tha se gjendja në shkollat e Prishtinës është stabile, por që shqetësuese është përdorimi i substancave të ndryshme jashtë objektit të shkollës.
“Në baza ditore trajtojmë raste të ndryshme për të cilat mund të marrim njoftime qoftë nga menaxhmenti i shkollës, mësimdhënësit por edhe nga prindërit apo nga nxënësit. Në përgjithësi gjendjen në shkolla e kemi stabile, së paku për aq sa ne kemi informata, por them se është shqetësuese sa i përket sjelljeve apo konsumimit të mjeteve të ndryshme që janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve jashtë objektit të shkollës, së paku dy informata që i kemi pas dhe të cilat i kemi shqyrtuar, ankesat kanë qenë që është abuzuar jashtë objektit të shkollës, jo brenda në shkollë gjë që i tejkalon kompetencat tona si drejtori e arsimit. Në këtë drejtim kërkon një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me institucionet të cilat duhet të jenë më efikase në parandalimin e përdorimit të substancave që rrezikojnë shëndetin e të rinjve”, tha ajo.
Sociologu Besim Gollopeni, thotë për KosovaPress se shkaqet që i shtyjnë të rinjtë që të përdorin drogë janë të shumta dhe të ndryshme.
“Shkaqet e përdorimit të drogave kryesisht tek të rinjtë janë të shumtë, të ndryshëm dhe dallojnë natyrisht në kohë dhe në hapësirë, mirëpo në përgjithësi në qoftë se flasim për drogat tek të rinjtë ndër shkaktarët kryesorë janë të qenit më si përdoret në gjuhën urbane in, pra për ta ndier vetën pak më të privilegjuar se të tjerët dhe që kjo është shumë e rrezikshme dhe shumë e dëmshme, por që fatkeqësisht është prezentë në shoqërinë tonë, tek të rinjtë në këtë rast, pastaj faktorët e tjerë si nervoza, stresi, ngarkesa, të qenurit më i lumtur më komod, më i qetë, më i veçantë nga të tjerët dhe kështu janë disa prej faktorëve apo shkaqeve që qojnë deri tek përdorimi i drogave kryesisht tek të rinjtë”, tha ai.
Ndër efektet që shkakton përdorimi i drogës, sipas Gollopenit janë efekte sociale, ekonomike dhe psikologjike.
“Efekte sociale vjen në shprehje përdorimi i dhunës, pastaj vinë dhuna në familje, dhuna në shkollë, mënjanimi nga sukseset, mënjanimi nga zhvillimi apo zhvillimet individuale të mëtutjeshme qoftë profesionale, qoftë psikosociale, fizike e kështu me radhë. Mirëpo, kemi edhe efekte ekonomike pastaj, të cilat pa dyshim se çdo përdorues të drogave buxheti individual dhe familjar varfërohet për shkak se patën apo nuk patën mjete financa ata duhet t’i gjejnë dhe i gjejnë ato për shkak se duhet t’ia bëjnë qejfin vetës. Pra, të qetësohen për shkak se tash veç janë bërë përdorues të rregullt të drogave, po flasim kur kemi arritur në atë stad kur janë vartës të drogave. Sigurisht që në aspektin psikologjik, shëndetësorë pastaj janë problemet fillojnë devijimet, fillojnë problemet psikike, traumat apo depresioni që e përcjellin pastaj me probleme të tjera në shoqëri, familje”, tha ai.
Ndryshe, së fundim diskutohet shumë për përdorimin e substancave narkotike në kryeqytet, ku qytetarët shpesh edhe hasin të rinjtë duke konsumuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë