LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i emrave nga Maqedonia në “Dokumentet e Panamasë“

Rritet numri i emrave nga Maqedonia në “Dokumentet e Panamasë“

Në internet faqen e Konzorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues, ku dhe u bënë të qasshme materialet e quajtura “Dokumentet e Panamasë”, nga Maqedonia deri më tani janë shfaqur tre persona: Roland Zlatku, Slobodan Spasovski dhe Aleksandar Panovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Konzorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues, Panoski ndërlidhet me kompaninë “Orient Oil and Gas Limited“, e cila është regjistruar në një adresë në Ishujt e virgjër britanik.

Spasovski ndërlidhet me kompaninë “Fisn Del Limited“, e regjistruar në ishujt Sejshell ndërsa Roland Zlatku ndërlidhet me kompaninë „Eniston Developmnet Corporation“, me adresë në Shangai, Kinë, ndërsa e regjistruar në Ishujt e virgjër.


Që nga publikimi fillestar i mega-aferës së Konzorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues, „Dokumentet e Panamasë“, ishte theksuar nga hulumtuesit, se posedimi i “of-shore” kompanisë diku në botë, nuk është e paligjshme.

Kompanitë të cilët më së shpeshti i zgjedhin destinacionet “of-shore” për regjistrim, këtë e bëjnë për shkak të tatimeve dhe të dhënave tjera të ulëta.

Duhet të përmendet edhe ajo që kompanitë dhe personat të cilët i publikoi Konzorciumi ndërkombëtar i gazetarëve hulumtues janë të lidhur vetëm me një firmë juridike “of-shore”, Mossack Fonseca, e katërta në botë për nga madhësia./Telegrafi/

Lexo po ashtu: Aleksandar Panovski-emri i parë nga Maqedonia i publikuar nga ‘Dokumentet e Panamasë’

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori