LAJMI I FUNDIT:

Rritet interesimi për vaksinën AstraZeneca

Rritet interesimi për vaksinën AstraZeneca

Është rritur interesimi për vaksinën AstraZeneca, ditëve të fundit, por vaksina Pfizer mbetet ende më e kërkuar nga qytetarët në vendin tonë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se që nga fillimi i javës së ardhshme në Kosovë, pritet të vijnë edhe 465,000 vaksina Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara dhe 150,000 vaksina AstraZeneca nga Gjermania.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, kishte rekomanduar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nga mosha 18 vjeç e lart, duke përfshirë edhe ata që janë 65 vjeç e lart.