LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan në Karaibe – humbin jetën 12 persona

Rrëzohet një aeroplan në Karaibe – humbin jetën 12 persona

Të paktën 12 persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël që raportohet se transportonte të paktën një shtetas amerikan, u rrëzua në Detin e Karaibeve.

Përplasja fatale ndodhi disa minuta pasi aeroplani Jetstream u ngrit nga ishulli Honduras i Roatan të hënën mbrëma, transmeton Telegrafi.

Fluturimi i linjës ajrore Lanhsa mbante 14 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, i cili tha se rrënojat u gjetën rreth 0.6 milje larg bregut të ishullit.


Dhjetëra persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u shpëtuan pasi një ‘dështim mekanik i dukshëm’ e çoi aeroplanin në spirale në det.

Zyrtari i aviacionit civil Carlos Padilla përshkroi se si aeroplani u ngrit dhe ‘bëri një kthesë të fortë në të djathtë të pistës dhe ra në ujë’.

Një peshkatar tha për televizionin HCH se mezi e shmangu goditjen.

“Aeroplani për pak ra mbi ne. Unë isha duke peshkuar”, shpjegoi ai.

Mes të vrarëve ishte muzikanti dhe politikani i njohur honduras Aurelio Martinez, raportojnë mediat lokale.

Martinez ishte një figurë e njohur në skenën muzikore Garifuna, komuniteti afro-indigjen nga Shën Vincenti që u mërguan në Honduras në shekullin e 18-të.

Grupi i tij Lita Ariran ishte, “një nga grupet e para Garifuna që u shfaq në një regjistrim të shpërndarë ndërkombëtarisht”, sipas Qendrës Kennedy.

Më vonë ai hyri në politikë dhe u zgjodh si përfaqësues në Kongresin Kombëtar të Hondurasit.

Policia e Hondurasit konfirmoi se trupi i të paktën një anëtari të ekuipazhit ishte gjetur. Pamjet dramatike treguan punëtorët e shpëtimit duke punuar furishëm në ujë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin ranë dakord për armëpushim në Ukrainë

Evropa
Kaos në parlamentin hungarez pas miratimit të ligjit që ndalon

Kaos në parlamentin hungarez pas miratimit të ligjit që ndalon "Paradën e Krenarisë"

Evropa
Përfundon biseda telefonike Trump-Putin për armëpushim në Ukrainë

Përfundon biseda telefonike Trump-Putin për armëpushim në Ukrainë

Evropa
Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja
Vodhi çantën në kafiterinë e Londrës si në skenat e filmave të Hollywood-it, hajnin e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë

Vodhi çantën në kafiterinë e Londrës si në skenat e filmave të Hollywood-it, hajnin e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë

Evropa
Kalo në kategori