LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet mikrobusi në Berat, konfirmohet një viktimë

Rrëzohet mikrobusi në Berat, konfirmohet një viktimë

Një mikrobus është rrëzuar duke dalë nga rruga në Berat, çka ka sjellë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Pashalli, pranë Gurores është rrëzuar mikrobuzi me targa AA705FL, i cili drejtohej nga Y.V., banues në Urë Vajgurore, në të cilin ndodheshin rreth 15 persona.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen F.H., 54 vjeçe, banuese në Berat, e cila ndodhej brenda në mikrobus dhe është plagosur lehtë bashkëshorti i saj Z.H., 60 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit, ndërsa dyshohet dhe për persona të tjerë të lënduar.


Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë drejtuesi i mikrobusit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjet, duke shkaktuar aksidentin e rëndë. /noa.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori