LAJMI I FUNDIT:

Rreth 800 francezë vijnë në Kriva Pallankë me donacion për nxënës

Rreth 800 francezë vijnë në Kriva Pallankë me donacion për nxënës

Rreth 800 francezë me 260 automjete “Peugeot 205” sot duhet të arrijnë në Kriva Pallankë dhe të dhurojnë rreth 100 kilogramë material shkollor. Ata janë pjesëmarrës në karvanin “Europ raid”, që për të gjashtin vit me radhë shëtitë Evropën, duke kaluar 20 shtete për 23 ditë dhe duke kaluar rreth 10.000 kilometra.

“Ruta e sivjetme e “Europ raid” filloi më 27 korrik dhe do të zgjasë deri më 17 gusht. Pjesëmarrësit do të dhurojnë 17,5 tonë material dhe pajisje shkollore në disa qytete ballkanike. Kriva Pallanka është zgjedhur për vizitë dhe donacion sepse është aktive në sferën e Frankofonisë. Donacione do të ketë edhe për shkolla në Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Bullgari.

Në kuadër të kësaj ngjarje, Kriva Pallankën do ta vizitojë edhe ambasadori francez në vend, Christian Thimonier, i cili do të ketë takim me kryetarin e Komunës, Borjanço Micevski. Ambasada e Francës kumtoi se në takim do të bisedohet për përforcimin e bashkëpunimit të decentralizuar, posaçërisht përmes këtij projekti të rëndësishëm të solidaritetit francez të shndërruar në aktivitet turistik, si dhe për projekte zhvillimore të komunës – gazifikim, pushimore dimërore sportive, bujqësi organike…


Misioni i “Europ raid” si edhe gjatë pesë edicioneve të kaluara është në frymën e solidaritetit dhe është me qëllim që t’u ndihmohet fëmijëve të cilët nuk kanë qasje drejt shkollave apo jetojnë në kushte të pavolitshme. Pjesëmarrësit e karvanit dhurojnë nga së paku 100 kilogramë pajisje shkollore apo sportive në shtetet nëpër të cilat kalojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori