Rreth 60,4 milionë zgjedhësve në Gjermani u është bërë thirrje (26.09) të votojnë për Bundestag-un e ri. Në sondazhe a kryesuar me pak diferencë SPD me kandidatin për kancelar Scholz i ndjekur nga CDU/CSU kandidatin Laschet.
Rezultati i zgjedhjeve konsiderohet i hapur dhe duket se mes socialdemokratëve (SPD) dhe unionit konservator (CDU/CSU) diferenca mund të jetë fare e ngushtë.
Në vend të tretë renditet në sondazhe kandidatja e ekologjistëve “Të Gjelbërit”, Annalena Baerbock.
Partia liberal-demokrate FDP synon sërish të arrijë një kuotë mbi 10% të përfaqësimit në parlament.
Partia populiste e djathtë AfD gjithashtu pritet të jetë sërish e përfaqësuar në Bundestag (parlamenti gjerman).
Partia “E Majta” sipas sondazheve mund të pësojë humbje elektorati, por sërish pritet të jetë e përfaqësuar në parlament.
Rreth 60,4 milionë qytetare e qytetarë me të drejtë vote janë ftuar të votojnë.
Qendrat e votimit qëndrojnë të hapura nga ora 8:00 deri në 18:00.
Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët e qarqeve për në parlament dhe vota e dytë për partitë.
Është pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar.
Pra vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin.
Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti.
Steinmeier bën thirrje për pjesëmarrje në votime
Presidenti Frank-Walter Steinmeier përpara hapjes së qendrave të votimit bëri thirrje: “Çdo votë ka rëndësi – vota juaj ka peshë. Ndaj ju lutem: shkoni sot në votime!”, nënvizon Steinmeier si autor i ftuar në një artikull për gazetën “Bild am Sonntag”.
Demokracia jeton prej pjesëmarrjes dhe bashkëveprimit.
“Kush bashkëvepron, dëgjohet. Kush nuk voton, ua lë të tjerëve të vendosin edhe për të”, shkruan Steinmeier.
Gjithsej janë 47 parti dhe grupime që konkurrojnë në zgjedhje – kaq shumë nuk ka pasur asnjëherë më parë në garë që pas ribashkimit të Gjermanisë.
Në Bundestag-un e 20 gjerman sidoqoftë me gjasë do të përfaqësohen vetëm gjashtë partitë e sipërpërmendura si deri më sot. Kancelarja Angela Merkel pas 16 vjetësh në këtë post nuk rikandidon më.
Reporteri i DW-së, Jared Reed ka biseduar me zgjedhësit në një qendër votimi dhe i ka pyetur ata, se çfarë i preokupon më shumë në këto votime.
Sikurse shkruan ai në Twitter, përgjigja ka qenë, se problemi më shqetësues për njerëzit është mbrojtja e klimës.
Sipas sondazheve pritet që për herë të parë që nga viti 1957 në Gjermani të jetë i nevojshëm një koalicion qeverisës i përbërë nga tri parti.
Asnjëra nga partitë me gjasë nuk mund të arrijë shumicën e nevojshme për të qeverisur vetëm ose në koalicion dysh.
Kësisoj konstelacionet e mundshme janë nga më të ndryshmet, si më realiste duken modelet: CDU/CSU – Të Gjelbërit – FDP, ose opsioni SPD – TË Gjelbërit– FDP.
Në një koalicion të tillë do të ishte mjaft e vështirë ujdia për përmbajtjen e marrëveshjes së koalicionit për shkak të koncepteve politike me dallime të mëdha mes këtyre partive.
Një koalicion SPD – Të Gjelbër – Të Majtë duket më pak i mundshëm duke iu referuar shifrave nga sondazhet paraelektorale.
Ndërsa një aleancë me partinë populiste të djathtë AfD e përjashtojnë të gjitha partitë.
Prej javësh ka qenë evidente, se edhe për shkak të pandemisë së coronavirusit – ka një shifër rekord të votimit në distancë përmes postës. Rreth 40 për qind e votave mund të jenë dërguar me postë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025