LAJMI I FUNDIT:

Rreth 43 mijë qytetarë lanë Kosovën gjatë vitit 2021, sociologia Ymeri: Alarmante trendi i largimit të popullsisë

Rreth 43 mijë qytetarë lanë Kosovën gjatë vitit 2021, sociologia Ymeri: Alarmante trendi i largimit të popullsisë

Në vlerësimin e popullsisë për vitin 2021, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, nga Kosova kanë emigruar 42,728 persona.

Mirëpo trendi i ikjes së popullsisë nga Kosova, po vazhdon edhe për gjatë këtij viti. Sociologia Flakë Ymeri për Telegrafin tha se ky trend i ikjes së njerëzve nga Kosova sidomos i të rinjve, po rrezikon vendin duke e lënë pa fuqi punëtore.

“Kohën e fundit jemi duke u përballur me ikjen e popullatës nga Kosova ky trend rrezikon vendin tonë, duke e lënë vendin, pa popullatën e re dhe fuqinë punëtore. Mungesa e perspektivës për ta gjetur vetën në aspektin profesional dhe në tregun e punës, po i bën që një pjesë e popullatës duke mos e përballuar, krizën ekonomike po detyrohen që të gjejnë mundësi jashtë vendit”, tha jo.


Flakë Ymeri – Sociologe

Ymeri tutje shtoi se faktorët kyç, për largimin e popullatës nga vendi është në radhë të parë kriza ekonomike dhe si rrjedhojë e kësaj edhe papunësia dhe mungesa e perspektives për një jetë më të mirë.

“Faktorët kryesor për largimin e popullatës, janë kriza ekonomike, papunësia dhe mos krijimi i mundësive për punësim dhe mungesa e perspektivës për një jetë më të lehtë”, u shpreh Ymeri.

Ajo deklaroi se shteti i Kosovës, duhet t’ua zgjasë duart popullit duke i ndihmuar dhe motivuar në aspektin financiar.

“Shteti duhet t’i zgjasë duart nga populli duke ju krijuar lehtësira për jetë dhe krijim e një jete më mirë me perspektivë duke i motivuar në aspektin financiar mundësi më të mëdha në punësim qoftë në atë publik dhe privatë. Mirëqenie më të mirë edhe në fushën e trajtimit psiko-social dhe fizik sepse shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm”, deklaroi për Telegrafin Ymeri.

Statistikat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), rreth largimit të qytetarëve nga Kosova gjatë vitit 2021

Sociologia po ashtu e theksoi faktin që popullsisë në Kosovë i nevojitet qetësi, sipas saj në këtë kaos social ne rrezikohemi me largime nga vendi dhe me probleme të shëndetit mendor,  vetëvrasje dhe dhunë gjithashtu.

“Duhet që te ofrohet një qetësi sepse në këtë kaos social, ne rrezikohemi me largime dhe me probleme të shëndetit mendor të theksuar në shoqëri siç çdo ditë që përballemi me dhunë, vetëvrasje dhe probleme të ndryshme”, vlerësoi ajo.

Rreth 43 mijë qytetarë ikën nga Kosova gjatë vitit 2021
Lexo po ashtu Rreth 43 mijë qytetarë ikën nga Kosova gjatë vitit 2021

Sipas Ymerit, duke i marrë parasysh të gjithë këta faktorë është e pritshme ikja e njerëzve nga Kosova, mirëpo është alarmante nëse vazhdon trendi i largimit të popullsisë nga vendi.

“Duke i parë të gjithë faktorët e lartcekura sigurisht që është e pritshme ndoshta edhe në numër më të madh largimi. Por edhe me ketë trend të ikjeve i cili është duke ndodhur është alarmante sepse me këtë trend vendi jonë shumë shpejt do te ketë nevojë për popullatë të re dhe të moshës mesatare. Si rrjedhojë e kësaj, ne do të përballemi me shumë probleme sociale pastaj edhe ato qenësore. Unë do të isha lutur që të ndërmerren hapa dhe të krijohen mundësi sa më të mira për të rinjtë”, përfundoi Ymeri.

Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë). Ndryshe, popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë, transmeton Telegrafi.

Mungesë enorme e punëtorëve në hoteleri e gastronomi, Demolli: Do të detyrohemi të kërkojmë edhe në Bangladesh
Lexo po ashtu Mungesë enorme e punëtorëve në hoteleri e gastronomi, Demolli: Do të detyrohemi të kërkojmë edhe në Bangladesh

Ndryshe ditë më parë drejtori Ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Visar Demolli, në një intervistë për Telegrafin, theksoi mungesën enorme të punëtorëve në gastronomi për shkak të ikjes së të rinjëve nga Kosova.

“Këtë vit jemi mirë, por vitin e ardhshëm vaj halli për ne. Ka mungesë enorme të punëtorëve në gastronomi dhe në hoteleri. Nuk është më siç ka qenë më herët, paga 200-250 euro, tash 400-450 paguhet një kamarier por prapë nuk ka punëtorë”, kishte deklaruar Demolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori