LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 18° clearsky_day

Rreth 40 nxënës të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Mitrovicë, nis dokumentimi i krimeve të Serbisë

Rreth 40 nxënës të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Mitrovicë, nis dokumentimi i krimeve të Serbisë
Fotografi ilustruese

Lufta për çlirimin e Kosovës mban histori të dhimbshme të familjeve shqiptare. 

Tashmë, 25 vjet pas përfundimit të luftës ka nisur dokumentimi i emrave të nxënësve të vrarë nga forcat serbe në Mitrovicë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Këtë dokumentim është duke e bërë historiani Enis Kelmendi, i cili synon që informacionet e marra t’i transformojë në një dokumentar të metrazhit të gjatë dhe monografi.


Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se çështjen e fëmijëve dhe nxënësve të vrarë në Kosovë, e veçanërisht në Mitrovicë, e ka vlerësuar si më të ndjeshmen.

“Ne duke u marrë me çështjet e historisë së fundit të vendit tonë kemi parë që të dhënat për të vrarët janë të mangëta. Në këtë rast më është dukur që është çështja më e ndjeshme, ajo e fëmijëve dhe nxënësve të vrarë në Kosovë, në veçanti në Mitrovicë”, ka thënë Kelmendi.

Historiani ka treguar se dosjet për fëmijët e vrarë nuk janë të kompletuara dhe nuk ka të dhëna të sakta.

“Andaj kam vendosur të punoj në mënyrë që të dokumentoj dhe hulumtoj sa më shumë për qytetin e Mitrovicës me rrethinë, pastaj shohim edhe për pjesët tjera të Kosovës”, ka thënë ai.

Kelmendi ka shtuar se tashmë janë në fazën e dytë të hulumtimit. Sipas tij, në fazën e parë është përfunduar identifikimi i emrave dhe ditëlindjeve të nxënësve, e në fazën e dytë do të bëhet marrja e të dhënave më të gjera nga familjet e nxënësve të vrarë.

Historiani, Enis Kelmendi

Më tej, historiani është shprehur se qëllimi i tij dhe ekipit punues është që të mos lënë askënd jashtë përfshirjes dhe të kenë të dhëna sa më të sakta rreth rrethanave të vrasjes së këtyre nxënësve në Mitrovicë.

Ai e ka cilësuar si të vështirë procesin e posedimit me informacione sepse tashmë kanë kaluar më shumë se dy dekada, familjet në qytet kanë lëvizur dhe kanë ndërruar vendbanim, por me ndihmën e qytetarëve po bëhet e mundur gjetja e tyre.

Pas gjetjes së familjeve, historiani ka theksuar se fazë e vështirë është dhe ballafaqimi me familjarët sepse sipas tij, po rikthehen emocionet e asaj periudhe kohore kur kanë ndodhur vrasjet.

“Pastaj po fillon një fazë tjetër e vështirësisë, ajo e ballafaqimit me ta sepse po rikthehen të gjitha emocionet e ditës së vrasjes. Kjo është goxha e vështirë edhe për familjarët por qëllimi është shumë fisnik. Të evidentohet çdo rast, të krijohet dosje e veçantë për secilin rast dhe të dihet më shumë për ta. Faktikisht kemi hasur në shumë raste kur edhe shkollat nuk kanë pasur njohuri për nxënësit e tyre të vrarë. Është për t’u ardhur keq, por më mirë vonë se kurrë”, ka potencuar Kelmendi.

Historiani ka deklaruar se në bazë të hulumtimit të deritanishëm kanë informacione se rreth 40 nxënës janë vrarë në Mitrovicë.

Më tej, Kelmendi ka treguar se dosja me informacionet e mbledhura do të dorëzohet tek Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës.

Në përfundim, ai bëri të ditur se më 1 Qershor – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve planifikojnë ta publikojnë dokumentarin e metrazhit të gjatë dhe monografinë.

“Prej 6-7 muajsh jemi duke hulumtuar dhe planifikojmë që më 1 Qershor – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të dalim me dokumentar dhe monografi”, ka përfunduar historiani, Enis Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Amerika
Kalo në kategori