LAJMI I FUNDIT:

Reshje të mëdha shiu dhe përmbysje në Australi, fillon evakuimi i banorëve në New South Wales

Reshje të mëdha shiu dhe përmbysje në Australi, fillon evakuimi i banorëve në New South Wales

Agjencitë për situata të jashtëzakonshme në New South Wales të Australisë, kanë këshilluar banorët që të evakuohen nga disa rajone, duke i paralajmëruar se reshjet e shiut nuk do të ndalen deri të hënën.

Në anën tjetër është bërë e ditur se niveli i ujit nga reshjet e pandërprera të shiut kanë arritur në 1.5 metra në disa rajone, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se agjencia hidrometeorologjike ka paralajmëruar, se niveli i ujit në këtë rajon mund të rritet aq sa kishin arritur në mars, ku pjesë të mëdha të qyteteve australiane u përmbysën.


Jonathan Haw, meteorolog, tha për ABC se në fshatin Menangl rreth 70 kilometra në jugperëndim të Sydney, niveli i ujit në lumenj ka arritur në 16.5 metra, që është pak centimetra nën rekordin prej 16.8 metra që ishte arritur në prill të këtij viti.

Pamjet e mediave të atjeshme shfaqin rrugët e mbuluara nga uji, ku qytetarë të shumtë kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori