Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë rrënuar një ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur në Butovc.

Ai ka publikuar pamjet e rrënimit në profilin e tij në Facebook.


"Sot ka nisur rrënimi i një objekti të ndërtuar jashtëligjshëm në një nga zonat e mbrojtura të vendit. Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo rast të ngjashëm", ka shkruar Rama. /Telegrafi/