LAJMI I FUNDIT:

Rregullimi i gjinjve me krem

Rregullimi i gjinjve me krem

Një bar i pazakonshëm duket të jetë një dhuratë për femrat me gjoks të rrafshët të cilat kanë frikë t’i nënshtrohen operacionit.

Ky ilaç, i emërtuar “Boob Job”, është prodhuar nga Maria Hatzistefanis, e cila është themeluese e qendrës së specializuar për mbrojtjen e lëkurës, “Rodial”. Produkti është krijuar për t’u ndihmuar femrave në rritjen e gjinjve më anë të qelizave të tyre yndyrore.

Veprimi i këtij kremi është i atillë që bllokon yndyrën në vendin ku aplikohet dhe në këtë mënyrë e rrit masën e indit lokal.

“Boob Job” do të jetë i disponueshëm nga mesi i prillit nëpër dyqanet “Harvey Nichols”, në Angli, dhe do të kushtojë rreth 160 euro.