Rregulli që funksionon te çdo njeri: Vetëm kështu mund të humbni peshë!

Shumica prej nesh duam të humbim peshë.
Dhe ka shumë shembuj inspirues përreth nesh që na bëjnë të qartë faktin se mbipesha është e pashëndetshme dhe aspak atraktive, transmeton Telegrafi.
Por, cili rregull ju ndihmon të humbni peshë?
Rregulli i balancimit të energjisë
Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti i moderuar fizik janë mënyra të njohura përmes së cilave mund ta keni një formë të mirë të trupit.
Sidoqoftë, këto aktivitete nuk do të japin rezultate nëse nuk i përmbaheni rregullit të balancimit të energjisë.
Ky rregull jo vetëm se na ndihmon të humbim peshë, por edhe e parandalon mbipeshën.
Rregulli i balancimit të energjisë është kështu: ne duhet të konsumojmë saktësisht sasinë e kalorive që e harxhojmë brenda ditës. Në këtë rast, është e pamundur të shtojmë peshë.
Kur konsumojmë më shumë kalori sesa ç’shpenzojmë, pesha jonë rritet pak.
Nëse konsumojmë më pak kalori se ç’shpenzojmë, ne humbim peshë. Ky është çelësi drejt suksesit.
Numërimi i kalorive
Në mënyrë që ta gjeni numrin e kalorive të cilat i shpenzoni gjatë një dite, më poshtë i keni kalkulimet e përafërta:
* 8 orë gjumë – 260 deri në 300 kalori
* 8 orë punë në zyre – 480 deri në 500 kalori
* Transporti punë-shtëpi – 28 kalori për 30 minuta
* 1 orë palestër – 230 deri në 350 kalori
* Shpenzimet tjera të energjisë/kalorive (stresi, energjia e shpenzuar në tretje të ushqimit, etj.) – 570 deri në 800 kalori
Duhet ta keni parasysh faktin se shpenzimi i energjisë mund të ndryshojë nga lista për shkak se kryesisht varet nga pesha dhe intensiteti i aktivitetit fizik.
Anthony Howard-Crow ka humbur 15 kilogramë duke ngrënë vetëm akullore
Anthony Howard-Crow, bloger fitnesi nga Kolorado, ka kryer një eksperiment interesant. Ai ka ngrënë vetëm akullore për 100 ditë. Për këtë periudhë, ai i ka humbur 15 kilogramë.
Çdo ditë ai konsumonte më pak se 2,000 kalori. Ai ka kryer shumë aktivitete fizike në mënyrë që të djegë më shumë kalori sesa ç’kishte konsumuar.
Siç edhe mund ta shihni, ky eksperiment kishte funksionuar.
Sidoqoftë, në fund të eksperimentit ai ishte ankuar për lodhje dhe ligështim.
Akullorja padyshim se nuk është dieta më e mirë, ndonëse rezultati kishte qenë i saktë.
John Cisna i ka humbur 28 kilogramë vetëm me ushqim të shpejtë
John Cisna është mësues nga Iowa. Ai ka konsumuar vetëm në McDonalds për gjysmë viti.
Si rezultat i kësaj, ai ka arritur t’i humb 28 kilogramë.
John po ashtu e ka ndjekur rregullin e njëjtë: ai ka shpenzuar më shumë kalori sesa ç’kishte konsumuar.
Ai gjithashtu ishte përpjekur ta mirëmbante normën ditore të karbohidrateve, proteinave, yndyrave dhe kishte ecur të paktën 45 minuta çdo ditë.
Pra, rregulli i energjisë vërtet se funksionon.
Sidoqoftë, është e domosdoshme të mbani mend për aktivitetin fizik. Ky aktivitet ju ndihmon t’i mbani muskujt në formë dhe trupin do ta keni më të mirë. /Telegrafi/
Burimi: Bright Side
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness për një gjë të pazakontë: Ja çfarë bëri në një thellësi prej 50 metrash

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Pesë arsye pse burrat e shkurtër bëhen bashkëshortë të shkëlqyer

Në këto vende është e ndaluar të drejtosh makinën me xhaketë apo pallto dimërore

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk