Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka planifikuar që të harxhojë 35 mijë euro për aviobileta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet e ditur nga tenderii hapur në Byronë për prokurime publike, nga konkursi i hapur për mbledhje ofertash për blerje të biletave të avionit, për një periudhë dyvjeçare.


Lloji i marrëveshjes së prokurimit publik parasheh shërbime të transportit ajror të njerëzve dhe mallrave, përveç shërbimeve të transportit të dërgesave postale.

Kriteri për të fituar tenderin është çmimi më i lirë i ofruar. Procedura do të kryhet për mes ankandit online./Telegrafi/