Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar rregullat në lidhje me kartonët e verdhë gjatë Euro 2020, teksa ka dhënë shumë sqarime rreth tyre.

Euro 2020 ka hyrë në fazën e nxehtë, pasi tashmë kanë mbetur vetëm tetë kombëtare, të cilat luftojnë për trofeun e madh.


Cilat janë rregullat për kartonët e verdhë në UEFA EURO 2020?Neni 52.02 (b) i rregullores zyrtare të UEFA EURO 2020

Një lojtar pezullohet për ndeshjen tjetër të garës pas dy ndëshkimeve në dy ndeshje të ndryshme.

Kur fshihen kartonët e verdhë?Neni 52.05

Ndëshkimet skadojnë me përfundimin e çerekfinaleve. Ato nuk barten në gjysmëfinale.

gjyqtari 1

A do të thotë kjo që një lojtar nuk mund të ndalohet për në finale si rezultat i dy kartonëve të verdhë të marra gjatë turneut?

Saktë. Kartonët fshihet pas çerekfinaleve, që do të thotë se një lojtar mund të pezullohet vetëm në finale nëse merr një karton të kuq në gjysmëfinale.

Kush është i pezulluar për ndeshjet çerekfinale? Zvicër: Granit Xhaka

Xhaka 1

Kush është një kartonë larg që të humbasë gjysmëfinalet? Belgjikë: Toby Alderweireld, Thorgan Hazard, Thomas VermaelenRepublika Çeke: Vladimir Coufal, Adam Hlozek, Josef MasopustDanimarkë: Mikkel Damsgaard, Thomas Delaney, Mathias Jensen, Daniel WassItali: Nico Barella, Giovanni Di Lorenzo, Matteo PessinaSpanjë: Jordi Alba, Sergio Busquets, Rodri, Pau TorresZvicër: Manuel Akanji, Nico Elvedi, Breel Embolo, Mario Gavranovic, Mbabu, Ricardo Rodriguez, Fabian Schar/Telegrafi/

telegrafi sport app