Një veterani të UÇK-së i ishin kërkuar para ryshfet në këmbim të kartelës së invalidit.
Qytetari nga rajoni i Gjilanit ka raportuar se i janë kërkuar 300 euro për të kryer një ekspertizë mjekësore në QKUK.
Në një intervistë për ‘KALLXO’ veterani ka rrëfyer mënyrën si mbeti invalid dhe proceset e shumta nëpër të cilat kishte kaluar për të marrë një kartelë të invalidit.
Veterani nga Gjilani ka thënë se është në këtë gjendje për 17 vite, kurse për herë të parë si invalid ka aplikuar në vitin 2012.
“Unë jam që 17 vite në këtë gjendje, nuk kam mundur të shkoj as për rregullim të dokumenteve. Në vitin 2012 kam shkuar për aplikim dhe më kanë thirrur në vitin 2013”, ka deklaruar veterani.
Në një deklarim tha se lëndimin në këmbë për herë të parë e ka marrë gjatë kohës së luftës në Maqedoni të Veriut nga një granatë ku më pas ka marrë infektim të këmbës.
“Unë lëndimin e kam marrë në Maqedoni, në luftë duke bartur armatim. Kam ardhur nga Zvicra në kohë të luftës. Kam pasë t’i largoj disa fëmijë prej luftës atje dhe t’i sjellë në Maqedoni. Pastaj kam qëndruar atje për dy vite. Lëndimi ka ardhur nga një granatë, spirrat e saj m’i kanë larguar por më është infektuar këmba dhe filloi të bëhej si lloj tromboze, këmba e majtë pastaj më është bllokuar dhe është bartë edhe në anën tjetër”, ka deklaruar ai.
Veterani deklaroi se operimin e fundit e ka bërë para një viti. Madje sipas tij një herë kanë dashur t’i bëjnë amputim të këmbës, por që gjenerali Qehaja nuk kishte lejuar.
“Operimin e fundit e kam pasur para një viti, kam pasur tre operime. Një herë kanë dashur të më bëjnë amputim të këmbës, por gjenerali Ramadan Qehaja në atë kohë nuk i ka lejuar”, shtoi tutje ai.
Tutje veterani potencoi se edhe shtëpinë e ka të ndërtuar nga Halil Kastrati.
“Një gazetare më ka sjellë Halil Kastratin për vizitë që edhe më ka ndërtuar një shtëpi’, shtoi ai.
Ai tha se pension si invalid ka marrë vetëm një vit në periudhën 2012-2013. Pas kësaj ai deklaroi se ka ardhur në Gjykatën e Prishtinës.
“Pension kam marr vetëm një vit, në vitin 2013 më është ndalë. Pastaj kam ardhur në Gjykatë në Prishtinë, ndërsa pensioni më është ndërprerë pasi mbiemri nuk qenë i shënuar njëjtë në të gjitha dokumentet”, shtoi ai.
Pas këtij refuzimi, veterani theksoi se ka shkuar te disa avokatë për ndihmë juridike falas.
“Pensioni që kam marrë për një vit ka pasur vlerë 75 euro. Pas refuzimit kam shkuar te tre avokatë të ndihmës juridike falas që kanë bërë dy kërkesa. Pas kërkesa të avokatëve jam thirrur nga Gjykata në Prishtinë”, potencoi ai.
Veterani shtoi se në vitin 2017 një avokat i ka thënë se ka fituar rastin.
“Më pas ka ardhur një avokat dhe më ka thënë se e kam fituar rastin pasi këtu pyetet gjykata, kjo ka ndodhur në vitin 2017. Më atë vendim të gjykatës nuk kam bërë asgjë pasi ministria më ka kthyer përgjigje negative”, shtoi tutje ai.
Derisa, sipas tij, para disa muajsh është kontaktuar nga “Handikos” në Gjilan ku i është thënë të shkojë në Prishtinë për të marrë dokument nga mjeku që e ka operuar.
“Para disa muajve më kanë thirr nga Handikos në Gjilan dhe më kanë thënë se duhet të shkojë në Prishtinë të marr një dokument se kam një crevë të vënë në këmbë të cilin e kam marr nga mjeku që më ka operuar dhe tash që 6 muaj askush nuk më ka kontaktuar”, tha ai.
Ndërsa, sipas veteranit, më datë 8 korrik ka ardhur në Prishtinë në komision vlerësues ku edhe i janë kërkuar 300 euro.
Pas kësaj, veterani tha se u ka treguar që ka librezë të ‘Handikos’ dhe nuk paguan askund.
“Më datë 8 korrik më ka thënë të vij në Prishtinë në komision vlerësues dhe më thanë se duhet t’u jap 300 euro. Unë më pas u kam thënë se posedoj librezë të ‘Handikos’ dhe nuk paguaj askund”, shtoi ai.
“Pasi kam ardhur tek ju kam pasur bashkëpunimin me Policinë të cilët më kanë vënë një kamerë dhe paratë që do i dërgoja mjekut. Pas gjithë kësaj ka ardhur deri tek ndërhyrja e Policisë”, përfundoi veterani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A