Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti për herë të fundit ishte parë me vëllain e tij, Ejupin, në dhjetor të vitit 1996, një muaj para se të binte dëshmor në Pestovë të Vushtrrisë.
Kur ishte përshëndetur me Zahirin në dhjetor të vitit 1996, Ejupi në një rrëfim për Telegrafin thotë se ishte mërzitur shumë, por me shpresë se do ta shihte në pranverën e vitit 1997.
I pasionuar pas futbollit e me dashuri të madhe për Shqipërinë, Zahiri, sipas vëllait të tij, ishte lexues i literaturës botërore, por nuk kishte lënë pas vetes libra as shkrime, me qëllim që të mos linte gjurmë të cilat do të mund të shfrytëzoheshin nga armiku.
“Zahiri ka qenë i heshtur, por mendimet kur i ka dhanë i ka dhanë të sakta. Tash edhe koha po e vërteton që ashtu ka qenë. Ai ka lexuar shumë literaturë botërore edhe Shqipërinë e ka pas në gjak, nuk ka pas këngëtar, artist, ose futbollistë që nuk e ka njoftë. Jo, nuk ka lanë libra, për fat të keq. Nuk ka shkru. Nuk ka desht me shkru për shkak që mos me lanë gjurmë te armiku”, rrëfen ai.
Zahiri e donte edhe këngën, megjithatë familja nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë duke kënduar.
“Nuk e kam dëgjuar duke kënduar, instrumenteve u ka ra, fyellit më shumë. Zahiri më shumë e ka dashur futbollin se edhe vet ka luajtur futboll këtu në lagje edhe në fshat, edhe e ka desht Partizanin e Tiranës edhe i ka njoft të gjithë futbollistët”, u shpreh Pajaziti.
Në përfundim të shkollës fillore, ai u pranua në Shkollën Policore në Vushtrri, nga ku u përjashtua në vitin e dytë.
Me tu kthyer në Podujevë, ai përfundoi shkollën e mesme dhe u regjistrua në fakultet, por peng i familjes mbeti fakti që ai nuk pranonte të martohej.
“Ai i bëri do vite pa u martu. Ai thoshte pa u martu Kosova, Zahiri nuk martohet. ‘Kur të martohet Kosova, atëherë edhe unë do të martohem’”, rrëfen vëllai i heroit.
Zahir Pajaziti e kishte filluar aktivitetin e tij ilegal nga viti 1981, gjatë kohës kur ende ishte në shkollën e mesme.
“Atëherë me 1994 e 1995 tha e kemi marrë një emër shumë të madh. Tha: ‘Ishalla e majmë. UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishalla e çojmë deri në fund’”, tha Pajaziti.
Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, ku të tre ranë heroikisht në fshatin Pestovë, të Vushtrrisë.
Kompleksi memorial i Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti është ndërtuar në fshatin e tij të lindjes, në Orllan të Podujevës dhe vizitohet nga mijëra vizitorë gjatë vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë