LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për grupin “Marigona”: Në vitet e 90-ta, të këndoje në kasetat e vitit të ri suksesi ishte i garantuar

Rrëfimi për grupin “Marigona”: Në vitet e 90-ta, të këndoje në kasetat e vitit të ri suksesi ishte i garantuar
Vullnet Sefaja, vokalist i grupit "Marigona"

Grupi “Marigona” është themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës. Vokalist i grupit është Vullnet Sefaja po ashtu nga Mitrovica.

Fatoni dhe Vullneti kanë ardhur me një rrëfim për historikun e grupit në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini.

Fatoni tregon se grupi në fillim kishte bërë muzikë në disa kafiqa të vegjël në Mitrovicë, ndërsa emri ndërlidhet me figurën historike të Marigonës.


Themeluesi i grupit tregon se në vitet e para të themelimit ka pasur disa këngë që nuk kanë mundur të publikohen për shkak të situatës në të cilën ishte Kosova.

Kurteshi  thotë se për t’u futur në treg në vitet e ’90 gjëja e parë ka qenë të mund të futesh videokasetat e vitit të ri.

“Për të mundur të futesh në kasetat e vitit të ri, na është dashur pak ta transformojmë stilin. Me këngën “O lopët e mija” ia arritëm të depërtonim”.

Vokalisti Vullnet Sefaja thotë se albumi i dytë i grupit i publikuar në vitin 2002 e bëri grupin shumë të njohur por ai tregon edhe arsye tjera të këtij suksesi.

“Në vitin 2002 televizionet ishin në dispozicion të gjithë këngëtarëve. Të them të drejtën edhe nuk kishte shumë grupe e këngëtarë në atë kohë”.

Vullneti ka thënë se ëndrra e tij është të bëj një këngë gëzimi për Mitrovicën, dhe sipas tij në atë moment nuk do ta kishte aspak problem që të lente muzikën./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori